Mete: Procesi i Berlinit, mundësi e mirë për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete: Qqeveria shqiptare, ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të angazhimeve të dala nga Procesi i Berlinit.


Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete deklaroi sot se qeveria shqiptare, ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të angazhimeve të dala nga Procesi i Berlinit.

Në fjalën e tij, gjatë punimeve të konferencës dyditore mbi Lehtësimin e Tregtisë, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Mete u shpreh se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të përmbushur synimet e përbashkëta për integrimin ekonomik dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit.

Për ministrin Mete, harmonizimi i procedurave doganore me ato të tregut të përbashkët evropian ka rëndësi prioritare.

“Progresi i arritur në nivel politik përmes heqjes së tarifave doganore mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit dhe mes vetë vendeve të rajonit tonë nëpërmjet marrëveshjeve të tregtisë së lirë, të Stabilizim-Asociimit dhe CEFTA-s, po plotësohet me masa teknike për heqjen e barrierave jotarifore, krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit “One Stop Shop”, njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, si dhe përmes një sistemi të integruar të tranzitit”, deklaroi ai.

Në këtë drejtim, Mete vuri në dukje se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mbështetur idenë për fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit. Ky propozim, sipas tij, kërkon ndërmarrjen e një sërë masash, si dhe iniciativave të tjera, si korsitë blu, korsitë e gjelbra, etj.

“Shembulli i ‘One Stop Shop’ mes Shqipërisë dhe Kosovës, Malit të Zi dhe nga korriku 2023 edhe me Maqedoninë e Veriut, janë modele konkrete zbatimi se si është përgjysmuar koha dhe janë ulur kostot për operatorët ekonomikë mes vendeve të rajonit. Ndaj kjo konferencë është një mundësi e mirë për të angazhuar edhe doganat e tjera të Ballkanit Perëndimor që të lidhin marrëveshje të ngjashme me shtetet e tyre anëtare fqinje të BE-së”, theksoi ai.

Ministri u shpreh se bëhet fjalë për tregun e përbashkët evropian, me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe mund të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar.

Nga ana tjetër, vuri në dukje Mete, shërbimet e digjitalizuara kanë reduktuar ndjeshëm kontaktet fizike me administratën doganore. Sot, tha ai, 34 shërbime ofrohen elektronikisht përmes portalit qeveritar e-Albania, ndërsa po punohet për vënien në zbatim edhe të 21 shërbimeve të tjera.

“Thjeshtimi dhe modernizimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, u evidentua edhe në raportin e Bankës Botërore, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore, ku rezultoi se në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%, në zyrat doganore kufitare, me 20%, ndërsa në zyrat doganore të brendshme me 74%”, deklaroi ministri.

Mete tha më tej se digjitalizimi po u mundëson bizneseve të rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e tregtisë.

“Sot të gjitha ekonomitë po përballen me sfidat që sjellin transformimet digjitale, në përpjekje për t’i kthyer ato në avantazhe, për të reduktuar kostot dhe për të rritur produktivitetin. Të kapërcesh kufijtë përmes tregtisë, sot është shumë herë më e lehtë”, tha Mete.

Kompanitë, shtoi ai, veçanërisht ato të mesme dhe të vogla po përdorin mjete digjitale dhe novatore për të kapërcyer barrierat e rritjes, po adaptojnë modele të reja që lejojnë kryerjen e transaksioneve komplekse, si dhe po përdorin mundësi alternative financimi.

Ai u ndal dhe në punën e bërë nga qeveria shqiptare për tregtinë “pa letra”.

“Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi Digjitalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë vlerësoi kryesisht Shqipërinë në dy aspekte të rëndësishme: tregtinë “pa letra” (paperless trade) dhe atë ndërkufitare (cross border paperless trade), duke e pozicionuar pozitivisht sa i takon “rankimit” për masat që janë marrë dhe zbatimin e tyre (40%-60%). Në të theksohet se adoptimi i standardeve ndërkombëtare, harmonizimi i kornizave ligjore e teknike nëpërmjet një marrëdhënie më të ngushtë ndërqeveritare dhe bashkëpunimi ndërkufitar “pa letra” mbeten thelbësore për krijimin e një ndërveprimi më të madh ndërmjet sistemeve kombëtare”, u shpreh Mete.

Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave, dakordësi nga AKSHI, Gjendja Civile dhe Policia

Në komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave, dakordësi nga AKSHI, Gjendja Civile dhe Policia

Në komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.