Liga e Kombeve për vajza, Shqipëria luan dy sfida ndaj Irlandës

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të rikthehet sërish në fushë në muajin tetor, pasi ka në program dy ndeshje ndaj Irlandës,


Kombëtarja shqiptare e vajzave do të rikthehet sërish në fushë në muajin tetor, pasi ka në program dy ndeshje ndaj Irlandës, të vlefshme për Ligën e Kombeve për këtë kategori. Ditën e sotme, trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka shpallur edhe listën e futbollisteve që do të ketë në dispozicion për këto dy takime.

Trajneri Grima ka thirrur 20 lojtare për këto dy ndeshje, teksa në ndryshim nga grumbullimi i fundit, ka ftuar që në fillim dy futbollistet Qëndresa Krasniqi dhe Endrina Elezaj. Sakaq, pjesa tjetër e futbollisteve të grumbulluara janë konfirmuar nga trajneri Grima.

Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet nga e diela e 22 tetorit në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të zhvillojnë edhe seancat përgatitore. Më 27 tetor, Kombëtarja e vajzave do të luajë ndeshjen e parë në transfertën irlandeze, duke nisur nga ora 18:45. Sakaq, më 31 tetor, vajzat kuqezi do të presin po Irlandën në stadiumin ‘Loro Boriçi’, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 18:00.

Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1 ndeshjen e parë me Hungarinë në stadiumin ‘Loro Boriçi’, ndërsa u mund nga Irlanda e Veriut me rezultatin minimal 1-0 në transfertë.

Lexo më shumë nga

Rama: Diaspora, forcë zhvillimi dhe partner i drejtpërdrejtë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën që nis nesër, në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Diasporës, edicioni…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Diaspora, forcë zhvillimi dhe partner i drejtpërdrejtë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën që nis nesër, në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Diasporës, edicioni…