Lufta ndaj narkotikëve, Rrumbullaku propozon kontakte të drejtpërdrejta me Policinë e Kolumbisë

Policia Shqiptare dhe ajo e Kolumbisë pritet të negociojnë dhe nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër narkotikëve,


Policia Shqiptare dhe ajo e Kolumbisë pritet të negociojnë dhe nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër narkotikëve, por edhe për vepra të tjera penale.

Përmes një njoftimi për mediat, zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, njofton mbi takimin e radhës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ndodhet në Kaliforni, SHBA.

Sipas njoftimit, Drejtori i Përgjithshëm e zhvilloi me kryesuesin e delegacionit të Policisë Kombëtare të Kolumbisë, Gjeneral Brigade Jorge Antonio Urquijo Sandoval.

Qëllimi i takimit ishte vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj kolumbiane, me qëllim shkëmbimin e informacionit për individë apo organizata kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, shtetas shqiptarë apo të huaj, që ushtrojnë aktivitete në territorin e Shqipërisë apo në vende të tjera, të cilët kanë lidhje me grupet shqiptare që operojnë në Shqipëri.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë informoi delegacionin kolumbian, në lidhje me situatën e trafikimit të drogave të forta drejt Shqipërisë dhe nëpërmjet saj, duke nënvizuar rolin aktiv, në disa raste drejtues, të shtetasve shqiptarë të cilët operojnë në Shqipëri dhe Kolumbi. Gjithashtu, ai informoi kolegët kolumbianë në lidhje me operacionet e viteve të fundit, të cilat kanë çuar në sekuestrimin e qindra kg kokainë, me origjinë nga Kolumbia, Ekuadori apo Peruja.

Me qëllim formalizimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe asaj kolumbiane, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i propozoi delegacionit kolumbian, negocimin dhe nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit policor, e cila do të siguronte kuadrin e duhur ligjor për shkëmbimin e informacionit në kohë reale, në lidhje me shtetas shqiptarë të përfshirë në trafikimin e drogave të forta, brenda apo jashtë Shqipërisë, apo shtetas të huaj që operojnë në tregun ilegal të drogave në Shqipëri. Bazuar në eksperiencën e fituar nga Policia e Shtetit dhe vullnetin për të bashkëpunuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shprehu gatishmërinë për të kontribuar në hetimin e rrjeteve kriminale të trafikimit të drogave.

Nga ana e tij, Gjeneral Brigade Jorge Antonio Urquijo Sandoval falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për mundësimin e këtij takimi dhe u dakordësua me të gjitha çështjet e ngritura prej tij. Gjenerali Sandoval informoi Drejtorin e Përgjithshëm se ai ishte i autorizuar për të diskutuar për të gjitha çështjet që përbëjnë shqetësim për të dyja organizatat dhe se dispononte informacion për disa shtetas shqiptarë të cilët janë rezidentë në Kolumbi.

Në përfundim të takimit, të dy krerët e delegacioneve shprehën gatishmërinë për të shkëmbyer kontaktet e oficerëve të strukturave përkatëse, me qëllim shkëmbimin e ideve në lidhje me draft marrëveshjen.

Në kuadër të aktiviteteve që u zhvilluan gjatë Konferencës së Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, në San Diego, Kaliforni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues/përfaqësues të autoriteteve lizgjzbatuese ndërkombëtare, ndër të cilat veçojmë takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Ambasadorin Todd Robinson, i cili njëkohësisht drejton Zyrën Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), takimin me zv/administratorin e DEA-s, George Papadopoulos, dhe takimin me drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot.

Lexo më shumë nga

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…