Begaj vizitë në Kalabri: Mbështesim arbëreshët dhe synojmë të rrisim bashkëpunimin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot ditën e parë të turit tij në Kalabri


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot ditën e parë të turit tij në Kalabri, Itali. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbëreshe me emrin Puheri.

Kreu i shtetit u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe të hareshme. Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan kreun e shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine. Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe,“San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”. Presidenti i Republikës u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror u zbulua një pllakatë e vendosur në dedikim të kësaj vizite. Ceremonia kulmoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me dy “Këmbanat që Flasin”. Nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëve me një fjalim, ku vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

“Përveç anës institucionale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale. Është emocion jashtëzakonisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian dhe të përshëndesin shqip ”Mirëseerdhët!

Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore dhe u takova me Presidentin Matarela dhe ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa”. Shqiptarë të lëvizur 400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë. Ajo që është e përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pashë këtu brenda në kishë”.

Kreu i Shtetit ritheksoi rolin patriotik të atdhetarit Anselmo Lorecchio, i cili me gazetën “Kombi Shqiptar” kryesoi dhe frymëzoi lëvizjen intelektuale të arbëreshëve.

“Jam këtu për të vlerësuar të gjitha autoritetet dhe figurat e shquara të arbëreshëve të Kalabrisë. Anselmo Lorecchio është njëri prej tyre. Nuk reshti për 40 vjet duke mbrojtur çështjen e vendlindjes së tij.

I pashë dhe nga dy kambanat e familjes së tij që janë prezente. Ia thashë dhe dikujt nga familja, që për mua, përkthimi i asaj që pashë, i atyre dy kambanave të orientuara dhe që shikojnë nga Shqipëria; njëra tregon për dashurinë e madhe që ju keni për vendin tuaj, për Shqipërinë dhe Italinë, për shëndetin dhe për të mirat e Italisë dhe Shqipërisë, dhe tjetra që ka të bëjë me mbrojtjen e gjërave të veçanta, që kanë të bëjnë me atdheun tonë, gjuhën kulturën traditën, zakonet, veshjet tona. Sot i shpreh Italisë mike që ne i jemi shumë mirënjohës. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë: “Miku i mirë njihet në ditë të vështira”. Dhe nuk ka më të mirë se sa marrëdhënia jonë mes dy shteteve.

Jemi shumë afër, na ndan një det, por kemi dhe një bashkësi shqiptarësh të ardhur 600 vjet më parë dhe një bashkësi të re shqiptarësh të ardhur 32 vjet më parë, që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë italiane. Faleminderit shumë familjeve italiane, shtetit italian për gjithçka që ka bërë për shqiptarët! Kemi shumë mundësi dhe duhet të punojmë që këto mundësi t’i shfrytëzojmë me oportunitete për të bërë shumë gjëra në interes të përbashkët të dy vendeve. Unë ju siguroj që kjo nuk do të jetë vizita ime e fundit në këtë vend të mrekullueshëm. Gjatë gjithë mandatit tim do të shkoj në çdo vend ku ka shqiptarë, ku ka arbëreshë” tha Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u shprehu falënderim autoriteteve lokale dhe komunitetit arbëresh për mikpritjen dhe gjithçka kanë bërë për të mbrojtur identitetin kombëtar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…