Tetori Rozë/ Koçiu dhe Balluku në Bulqizë, mesazh sensibilizimi: Kryeni diagnostikimin për kancerin e gjirit

Muaji i ndërgjegjësimit ndaj rrezikut të kancerit të gjirit


Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit ndaj rrezikut të kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilluan një takim me gra dhe vajza të Bulqizës.

Gjatë këtij takimi u përcollën mesazhe sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit, jo vetëm nga Koçiu dhe Balluku, por edhe nga vetë gratë që kanë përjetuar raste të kancerit të gjirit.

Në fjalën e saj Ministrja Koçiu u shpreh se Ministria e Shëndetësisë gjatë këtyre viteve ka udhëhequr në mënyrë të suksesshme luftën ndaj kancerit të gjirit.

“Për këtë janë hartuar programe kombëtare për diagnostikimin e hershëm pikërisht për të ndërgjegjësuar sa më shumë dhe për të qenë gati për të parandaluar një sëmundje që është shqetësuese vitet e fundit për shkak se shifrat janë në rritje”, është shprehur ajo.

Ndërsa Balluku bëri apel për gratë e vajzat që të kryejnë ekzaminime për ta kapur në kohë dhe parandaluar këtë sëmundje.

“Një grua ka disa përgjegjësi, sidomos ky kanceri i gjirit shfaqet në moshat më të vjetra se 40 vjeç, në ato mosha kur ne kemi disa përgjegjësi të ndryshme. Nga ana tjetër, na duhet që të jemi me përgjegjësi të plotë edhe për prindërit që plaken dhe mosha nga 40-50 vjeç është një moshë ku pesha dhe përgjegjësitë e një gruaje, që drejton një familje dhe jetë, janë shumë më të mëdha dhe më intensive se ajo që keni pasur në fillim. Që në ditën që bëhemi nëna jemi në përgjegjësi të plotë edhe për fëmijët tanë. Edhe kur ata bëhen 18 vjeç, ne sërish mbajnë përgjegjësi për ta”, u shpreh Balluku.

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…