Sekretari i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly viziton Universitetin Western Balkans

Sekretari britanik Cleverly biznesit: Investoni në edukimin e të rinjve!


Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar z. James Cleverly vizitoi Universitetin Western Balkans, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së bashkuar në Tiranë.

Në fjalën e tij Presidenti i Universitetit Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana duke i uruar mirëseardhjen të pranishmëve, u ndal në bashkëpunimin që ky universitet ka me disa prej universiteteve më të mira angleze.

“Është një kënaqësi e madhe t`ju mirëpres sot në Universitetin Western Balkans, për lançimin e Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë me Universitetin e Kembrixhit dhe disa universitete britanike, Universiteti Western Balkans synon të sjellë praktikat më të mira britanike në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – theksoi presidenti i WBU.

Sekretari Cleverly në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “Çdo komb mbështetet te të rinjtë e tij të talentuar. Kjo është arsyeja pse unë ju them juve – drejtues biznesi dhe studentë – investoni në këtë vend fenomenal! Studioni këtu! Është e mrekullueshme që vendimet e para të Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri kanë qenë ofrimi i bursave në Universitetin Western Balkans për studentët nga zonat e veriut. Faleminderit që investoni për të rinjtë e Shqipërisë. Ata janë e ardhmja ia vlen çdo qindarkë e investuar.”

“Nëpërmjet Dhomës sonë të Tregtisë, e cila tashmë është regjistruar zyrtarisht dhe funksionon, shpresoj se ju dhe të tjerë si ju do të jeni Ambasadorë Biznesi për Britaninë në Shqipëri dhe për Shqipërinë në Britani. Në energji, teknologji, arsim dhe të gjitha fushat e tjera – të gjithë keni diçka për t’u ofruar të dy vendeve tona.”

Kryetari Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së bashkuar në Shqipëri Z. Klodian Allajbeu nënvizoi se dhoma e tregtisë do të luajë një rol kyç në intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve si dhe do të mbështesë fuqishëm projekte lidhur me edukimin për tu dhënë më shumë mundësi të rinjve për një të ardhme më të mirë:
“Kjo dhomë do t’i kushtojë vëmendje të veçantë sektorit të arsimit duke ofruar bursa studimi për të rinj dhe të talentuar shqiptarë për të studiuar në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ne besojmë se arsimi është gur themeli i një ekonomie moderne dhe shenjë dalluese e një shoqërie të begatë.”

Sekretari Cleverly pati një takim të përzemërt me një grup studentësh të cilët kanë përfituar bursën e dhënë nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

WBU që nga momenti i themelimit ka ndërtuar një bashkëpunim të gjerë me Universitetin e Cambridge dhe universitete të tjera britanike me fokus Mjekësinë, Teknologjinë dhe Ekonominë.

28 Maji, Dita Botërore e Lojërave

Dita Botërore e Lojërave, e sponsorizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave (ITLA), mbahet më 28 maj.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

28 Maji, Dita Botërore e Lojërave

Dita Botërore e Lojërave, e sponsorizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave (ITLA), mbahet më 28 maj.