Gogu viziton kampusin për të miturit në Mëzez, punimet arrijnë në 70%

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot një vizitë në kantierin e kampusit të ri për të miturit në konflikt me ligjin në Mëzez, i shoqëruar nga zëvendësministrja Elona Hoxha dhe drejtoresha e Qendrës për të Mitur, Klaudia Hasanllari.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot një vizitë në kantierin e kampusit të ri për të miturit në konflikt me ligjin në Mëzez, i shoqëruar nga zëvendësministrja Elona Hoxha dhe drejtoresha e Qendrës për të Mitur, Klaudia Hasanllari.

Sipas të dhënave nga terreni, punimet kanë arritur në rreth 70% dhe pritet të përfundojnë në nëntor 2026.

Gjatë vizitës, fokusi i diskutimit ishte mënyra se si do të funksionojë kjo qendër dhe ndryshimi i qasjes ndaj të miturve në konflikt me ligjin. Projekti parashikon një strukturë multidisiplinare me shërbime edukimi, mbështetje psiko-sociale, programe rehabilitimi dhe ndërhyrje në nivel familjar.

Ministri theksoi se synimi është që sistemi të ndërhyjë më herët dhe më efektivisht, duke shmangur izolimin si përgjigje të parë dhe duke krijuar mundësi reale për riintegrim.

Ndërsa Drejtoresha e Qendrës, Klaudia Hasantari, u ndal te funksionimi konkret i programeve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional që do të shoqërojë trajtimin e të miturve.

Projekti konsiderohet një nga ndërhyrjet kryesore në kuadër të reformës për drejtësinë për të mitur dhe synon të ndërtojë një model funksional rehabilitimi në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…