Javët Kulturore Ndërkombëtare, Rama: Kina e largët shpaloset me të gjitha ngjyrat e saj

Muaji shtator mbyllet me javën kulturore të Kinës në vendin tonë.


Muaji shtator mbyllet me javën kulturore të Kinës në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama, duke ndarë pamje promovuese nga aktivitetet që pritet të zhvillohen gjatë Javës Kulturore Kineze, thekson se në fokus janë folklori, kulinaria, cirku..etj.

“Shqipëria mikpret botën”, shkruan Rama. “Muaji shtator mbyllet me Javën e Kulturës Kineze: folklor, kulinari, cirk, ekspozitë fotografike, koncerte e festa. Prej 25 shtatorit deri më 1 tetor, Kina e largët shpaloset me të gjitha ngjyrat e saj”, nënvizon Rama.

7 ditët e kulturës kineze do të jenë të mbushura me folklor, kulinari, cirk, ekspozitë fotografike, koncerte e festa në shesh.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) janë një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës. Pas një programi të suksesshëm përgjatë vitit 2022, ministrja e Kulturës, Elva Margariti vendosi të vijonte këtë program edhe në 2023-shin.

Edicioni i dytë i JKN që nisi në maj, përfundon më 30 nëntor 2023. E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.