Begaj dekreton ministrat e rinj

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, të propozuara nga Kryeministri Edi Rama.


Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, të propozuara nga Kryeministri Edi Rama. Në këtë mënyrë ai ka dekretuar shkarkimin e ministrave që llargohen nga detyra dhe emërimin e ministrave të rinj.

“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj”, njoftoi Presidenca.

Kujtojmë që të hënën e 4 Shtatorit, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

Ai bëri me dije shkarkimin e Olta Xhaçkës dhe në postin e Ministrit të Jashtëm vendosi Igli Hasanin.

Në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave vendosi Ervin Meten, ndërsa Delina Ibrahimajn e caktoi ministre Shteti për Sipërmarrjen duke zëvendësuar Edona Bilalin.

Në Ministrinë e Shëndetësisë vendosi Albana Koçiun, ndërsa Ogerta Manastirliun e kaloi si Ministre Arsimi, duke shkarkuar Evis Kushin.

Ministre e Bujqësisë u caktua Anila Denaj, ndërsa Frida Krifca u shkarkua. Në kabinetin qeveritar të Ramës do të ketë edhe një ministri të re, ajo për Pushtetin Vendor, të cilën është caktuar ta drejtojë Arbjan Mazniku.

Po ashtu është shkarkuar edhe Milva Ekonomi pasi ministria për Standardet e Shërbimeve është shkrirë./tvklan.al

Lexo më shumë nga

Demo pret delegacionin austriak, theksohet bashkëpunimi për integrimin europian

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo pret delegacionin austriak, theksohet bashkëpunimi për integrimin europian

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me…