Jeff Bezos dhuron 100 milion Dollarë për zjarret në Hawaii

Edhe personazhe të tjerë të njohur kanë ofruar ndihmën e tyre për të prekurit

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sanchez do të dhurojnë 100 milionë Dollarë për rimëkëmbjen e ishullit Maui në Hawaii të SHBA-së, aty ku vijojnë ende zjarret shkatërruese.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetet sociale nga Sanchez e cila shprehu keqardhje për situatën e krijuar.

Sanchez dhe 59-vjeçari janë banorë me kohë të pjesshme në Maui, pasi kanë blerë një pronë prej 14 hektarësh.

Sipas mediave të huaja Bezos bleu pronën për rreth 78 milionë Dollarë, në vitin 2021.

Por miliarderi amerikan nuk është i vetmi që është solidarizuar me banorët e prekur pasi edhe prezantuesja e njohur amerikane, Oprah Winfrey, u filmua duke shpërndarë ushqime për të prekurit të cilat janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre .

Edhe aktori Jason Mamoa përmes organizatës së tij jofitmprurëse ka mbledhur fonde për tu ardhur në ndihmë të gjithë të prekurve.

Lexo më shumë nga

Forumi i Lidhshmërisë, Çano: Projekti Co4Co si katalizator i transformimit rajonal

Përmirësimi i lidhjes hekurudhore dhe integrimi i rajonit të Adriatikut Jugor në politikat e transportit të Bashkimit Europian është në…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Forumi i Lidhshmërisë, Çano: Projekti Co4Co si katalizator i transformimit rajonal

Përmirësimi i lidhjes hekurudhore dhe integrimi i rajonit të Adriatikut Jugor në politikat e transportit të Bashkimit Europian është në…