Veliaj: Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli” gati për nxënësit këtë vit arsimor

Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli” është një tjetër shkollë që i shtohet paketës së institucioneve të reja arsimore, të cilat hapin dyert këtë vit për nxënësit e Njësisë 3.


Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli” është një tjetër shkollë që i shtohet paketës së institucioneve të reja arsimore, të cilat hapin dyert këtë vit për nxënësit e Njësisë 3.

E dëmtuar si shumë shkolla të tjera nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, edhe kjo shkollë është rindërtuar nga e para. Këtë vit mësimor do të presë nxënësit me dyfishin e kapacitetit të së parës, por edhe me kushte shumë herë më të mira.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për ngritjen e shkollës, siguroi prindërit se gjithçka është drejt përfundimit dhe se mund të fillojnë regjistrimin e fëmijëve në shkollën e re.

“Është vërtet mëkat të mundohesh t’i gjesh një mënyrë alternative sistemit online për ta regjistruar fëmijën në një shkollë tjetër, kur shkolla “Xhezmi Delli” është më afër. Ne vërtet mund të jemi gati në fillim të shtatorit ose në fillim të tetorit, por për dy javë nuk ia vlen ta çosh fëmijën në një shkollë tjetër, ndërkohë që shkolla e re po mbaron dhe është në kushte shumë herë më të mira se shkollat bujtëse. Mos i torturoni fëmijët në shkolla të tjera! Kush ka ende dyshim duhet të vijë ta shohë vetë që jemi drejt përfundimit. Ju lutem respektoni sistemin online dhe fëmijët të shkojnë te shkolla që iu takon”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo shkollë do të jetë një tjetër bizhu që do i shtohet njësisë 3.

“Jemi vërtet të paduruar të sigurohemi që në shtator-tetor të kemi përfunduar edhe detajet e fundit, edhe mobilimin, për shkollën ‘Xhezmi Delli’. Ajo është një bizhu në mes të Njësisë 3, një njësi që po zhvillohet shumë. Shoh pjesë të njësisë që janë afër rrugëve kryesore, ku shumë prej këtyre ndërtimeve informale janë bashkuar dhe konsoliduar në një ndërtim serioz, normal për të liruar hapësira të tjera. Por ardhja e shkollës dhe ngritja e standardit të ndërtimit do imponojë të njëjtën estetikë dhe të njëjtën shije të realizimit të veprave edhe në pjesën tjetër të lagjes,” deklaroi Veliaj.

Veliaj tha se kjo shkollë nuk është e vetmja që hapet këtë vit, por është një buqetë e tërë, që i shtohet godinave të reja arsimore në Tiranë.

“Sot jam vërtet krenar, sepse pavarësisht se kanë mbaruar fushata dhe debatet, por nuk kanë mbaruar punët. Ne do të kemi një buqetë tjetër shkollash këtë vit. “Xhezmi Delli”, patjetër është një bizhu shumë elegante në këtë komunitet, shkolla “Partizani”, një nga gjimnazet historike të Tiranës hapet këtë vit. Aty patëm vetëm ceremoninë e diplomimit, por hapja e shkollës në shtator do të akomodojë gjithë zonën e Selvisë dhe zonës së Njësisë 8. Do të thotë që edhe ngarkesa që vinte te Çajupi apo te Shkolla e Kuqe, apo te shkollat e tjera prej ‘Samiut’, ose ‘Partizanit’, do të fillojë të ulet. ‘Çajupi’ do të ketë ambientin e vet, siç e ka, një shkollë të re, por dhe ‘Partizani’ kthehet sot ndoshta shkolla më e bukur në Tiranë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…