Rama: Mbi 1.5 miliardë euro investime të huaja, pritëm 12 milionë turistë me pasaportë të huaj

Kryeministri Edi Rama, njëherësh, kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ka ndryshuar pasi vendi ka pasur se çfarë të tregojë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh, kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ka ndryshuar pasi vendi ka pasur se çfarë të tregojë.

Gjatë mbledhjes së Asamblenë e Partisë Socialiste të njësisë 14 në Tiranë, Rama u ndal te rritja e numrit të turistëve dhe të investimeve të huaja direkte të cilat kanë sjell zhvillim ekonomik.

“Krijimi i respektit në arenën ndërkombëtare nuk është çështje thjesht si vishesh apo si flet, por është edhe çështje se kë përfaqëson dhe çfarë përfaqëson. Unë besoj se ndryshimi i pozicionit tonë në arenën ndërkombëtare ka ardhur si rezultat i faktit se kemi pasur edhe çfarë të tregojmë, jo thjesht se kemi ditur si ta tregojmë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “kemi pasur mundësinë të tregojmë një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri tjetër”.

“Kur kemi filluar këtë punë Shqipëria ishte mbi 2 milionë turistë dhe turistë numëroheshin edhe ata që ktheheshin nga udhëtime jashtë shtetit. Numëroheshin të gjithë ata që hynin në Shqipëri pavarësisht se kishin pasaportë shqiptare apo të huaj”, tha Rama.

Rama theksoi se tani kemi arritur në 12 milionë turistë me pasaportë të huaj.

Ndërkohë sipas tij, mesatarja e investimeve të huaja më parë ishte ishte 300-400 milionë euro ndërsa tani kemi kaluar 1.5 miliard euro.

“Të gjitha këto janë para që vijnë në ekonomi”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…