Shqipëria vijon misionin si pjesë e KFOR në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi: Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO


Kontingjentet shqiptare të Forcave të Armatosura, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, do të vijojnë misionin e tyre si pjesë e KFOR.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi sot përmes rrjeteve sociale vijimi i misionit, çka u konfirmua përmes një ceremonie të zhvilluar enkas, ku palët shkëmbyen dhe flamujt respektivë.

“Kontingjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore Kosovë i dorëzuan njëra-tjetrës flamurin për të vijuar misionin si pjesë e KFOR”, bën të ditur Peleshi.

“Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO dhe 4 prej tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë, për kontributin e dhënë për ruajtjen e paqes e sigurisë!”, përfundon njoftimin e tij ministri Peleshi.

Ceremonia u zhvillua në “Camp Villaggio Italia”, selia e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it.

Ndërkaq, këtë javë Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor (RC-w), nga data 4 deri më 6 korrik 2023 stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të Kosovës. Stërvitja, e cila është rutinë ushtarake do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-W dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive.

Lamallari me delegacionin e KE-së: Mundësi reale për finalizimin e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari me delegacionin e KE-së: Mundësi reale për finalizimin e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të…