Shqipëri-Itali, miqësorja e personave me aftësi të kufizuar intelektuale

Eventi është organizuar nga shoqata ndërkombëtare Faith & Light me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.


Një miqësore tepër e veçantë futbolli është zhvilluar fundjavën e fundit mes Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë ndeshje kanë marrë pjesë persona me aftësi të kufizuar intelektuale (PKI) nga Shqipëria dhe Italia, ndërsa eventi është organizuar nga shoqata ndërkombëtare Faith & Light me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja është zhvilluar në fushën e Tirana United në Tiranë në një atmosferë vërtetë të bukur e festive, teksa është ndjekur edhe nga shumë futbolldashës. Një iniciativë për t’u vlerësuar që synon të angazhojë personat me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive, por njëkohësisht edhe sociale. Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe një ceremoni simbolike ku u dorëzua edhe një trofe për ekipin fitues.

Përveç ndeshjes miqve nga Italia u është mundësuar edhe një tur në atraksione të ndryshme të Tiranës, për t’u njohur edhe më shumë me historinë e vendin tonë dhe traditat shqiptare.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka mbështetur këtë aktivitet, pasi është e ndërgjegjshme për fuqinë që ka futbolli për të ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe për të përmirësuar sadopak cilësinë e jetës së njerëzve të kategorive të caktuara.

Federata, që ka në fokus aktivitetet me përgjegjësi sociale, mbështeti këtë organizim duke siguruar bazën materiale të pjesëmarrësve në këtë ndeshje, ndërsa është shprehur e gatshme për të suportuar në vazhdimësi evente të ngjashme me pjesëmarrje edhe më të gjerë nga shumë vende të Europës.

Objektivi i organizatës ndërkombëtare “Faith & Light” është që në të ardhmen të organizohet një event me pjesëmarrjen e më shumë skuadrave në formë kampionati.

Kjo organizatë synon të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara intelektuale, miqtë dhe familjen e tyre, duke nxitur miqësinë, lutjen, festën dhe bashkëndarjen e ngjarjeve të mira dhe të vështira që kanë.

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…