Nikolla takim me kryediplomatin suedez: Mirënjohje për mbështetjen në integrimin evropian

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla takim me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billström.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në vijim të vizitës zyrtare në Suedi u takua sot me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billström.

“Prej më shumë se gjysmë shekulli, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Suedisë janë të shkëlqyera. Përveçse donatori i tretë më i madh dypalësh, Suedia mund të bëhet edhe partner kryesor tregtar dhe investimet suedeze në Shqipëri mund të shtohen. Reformat në fushën e drejtësisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kanë krijuar një klime të favorshme për investimet e huaja në vend”, u shpreh Nikolla në rrjetet sociale për takimin.

Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Suedisë ndaj anëtarësimit të vendit tonë në BE.

“Kuvendi ishte ndër parlamentet e para të vendeve anëtare që ratifikoi Protokollet e Anëtarësimit për Suedinë e Norvegjinë dhe Shqipëria mbështet me vendosmëri anëtarësimin e tyre në NATO. Shpreha mirënjohjen dhe besimin se mbështetja suedeze për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të vijojë”, u shpreh Nikolla.

Ajo njoftoi se me ministrin e Jashtëm suedez diskutoi edhe për vijimin e mbështetjes suedeze, si kontribut për një Evropë më të sigurt dhe më të mirë, si edhe bashkëpunimin e mbështetjen reciproke te kandidaturave të vendeve tona në organizatat ndërkombëtare.

“Kënaqësi të dëgjonim nga ministri Billström vlerësimin për bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve, vijimin e bashkëpunimit dypalësh për zhvillim, mirënjohjen për mbështetjen për pranimin e Suedisë në NATO, vlerësimin e lartë, në emër të BE, Presidencës suedeze dhe Suedisë, për arritjet e reformave dhe rikonfirmimin mbështetjen e palëkundur të Suedisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, përfundoi Nikolla. /ATSH

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…