Pakicat kombëtare, Beziani takim me drejtoreshën e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Vendit

Në takim merte pjesë edhe ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov


Kryetarja e Komitetit për Pakicat Kombëtare, Konstantina Beziani priti në një takim pune drejtoreshën e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Vendit, Rajna Manxhukova.

Kryetarja e KPK-së, Beziani e njohu kolegen e saj bullgare me punën e këtij komiteti, misionin dhe objektivat, në mbrojtje të të drejtave të pakicave kombëtare, si një bashkëjetesë e vyer në diversitetin kulturor të shoqërisē shqiptare.

Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera si Censi i Popullsisë dhe Banesave, forcimi i strukturave pedagogjike në ndihmë të komunitetit bullgar, kuadri ligjor, bashkëpunime mes dy institucioneve, etj.
7

Në takim merrnin pjesë edhe ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivaylo Kirov, i ngarkuari me punë në ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë, z. Asen Pachev.
atasheu në ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë, znj. Maria Peeva, z. Aleksandër Ivanov, përgjegjës për Ballkanin në Agjencinë për Bullgarët Jashtë Vendit, si dhe përfaqësuesja e pakicës kombëtare bullgare në KPK, znj. Milena Selimi.

Bashkëpunimi në rritje mes dy shteteve tona Bullgari dhe Shqipëri janë një garanci e sigurt për zhvillimin arsimor, ekonomik dhe kulturor te banorëve të pakicës kombëtare bullgare.

Në fund të takimit pjesëmarrësit vizituan hapësirën ekspozuese Parking Art Gallery.

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…