Veliaj: Jakov Xoxa, ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë sonë moderne

Kryebashkiaku i Tiranës mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Jakov Xoxës


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se “shkrimtari dhe studiuesi i njohur i letrave shqipe, Jakov Xoxa ishte një nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare”.

Veliaj mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar sot nga Akademia e Shkencave në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Jakov Xoxës, ku morën pjesë shkrimtarë, akademikë dhe figura të njohura të artit dhe të letërsisë shqipe.

“Shpesh mendojmë si do ishte greqishtja pa Homerin, si do ishte italishtja pa Danten, si do ishte spanjishtja pa Servantesin apo frëngjishtja pa Gi de Mopasan, rusishtja pa Tolstoin e gjuhë të tjera pa Kafkën, pa Kunderën. Gjuhët, patjetër që janë produkt i disa vendimmarrjeve, rregullsive dhe ligjësive që vendosen nëpër Kongreset e Gjuhës, të cilave nuk duhet me i heq asnjë meritë, por pyetja është: kush e lëvron gjuhën, kush i jep formë asaj? Unë besoj fort se për gjuhën shqipe Kadareja, Agolli, Kongoli, Jakov Xoxa, janë pa dyshim nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare”, tha Veliaj.

Ai kujtoi po ashtu edhe kontributin e veprës së tij, sidomos në lidhjen mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

“E kemi sot fatin të kujtojmë një nga njerëzit që shpëtoi disa nga fjalët e gjuhës shqipe dhe eksploroi, ndoshta për herë të parë, raportin special mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës – të ndarë pa meritë, pa moral, nga historia dhe nga konfliktet e kohës – në romanin “Lumi i vdekur” apo dhe vepra të tjera. Shpeshherë ngurrojmë t’i japim meritën e duhur atyre që e kanë lëvruar, që e kanë punuar Gjuhën Shqipe. Sot jam vërtet mirënjohës për ata që e kanë kujtuar Jakov Xoxën”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ndihet krenar që sot në Tiranë ka hapësira ku ruhen vlerat artistike të autorëve të mëdhenj.

“Sot jam vërtet krenar për çka kemi bërë në Tiranë. Tirana nuk është perfekte ka disa gjëra që janë bërë shumë mirë, ka ende shumë punë për të bërë – por një nga gjërat që kemi bërë shumë mirë është rikthimi i disa hapësirave në qytet, si shtëpia “Kadare” apo shtëpia “Agolli”. Sigurisht, është kyç, siç kemi pasur bashkëpunim me familjen Agolli dhe me familjen Kadare, edhe bashkëpunimi i familjarëve, për të pasur ato artefakte. Unë besoj se për Jakov Xoxën, edhe si babai i stërnipit të tij, mund ta kem edhe më të thjeshtë në sigurimin e artefakteve dhe lënien e një kujtese për një gjeneratë tjetër”, tha më tej kryebashkiaku.

Shkrimtarit Jakov Xoxa iu dha edhe titulli Nderi i Akademisë së Shkencave (pas vdekjes). /ATSH

Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova”, hapësirë moderne për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga transformimi i kësaj shkolle

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova”, hapësirë moderne për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga transformimi i kësaj shkolle