Lindja e Republikës së Italisë kremtohet në Sheshin “Italia”

Ambasada e Italisë në Tiranë kremtoi mbrëmjen e sotme në Sheshin Italia, lindjen e Republikës së Italisë


Ambasada e Italisë në Tiranë kremtoi mbrëmjen e sotme në Sheshin Italia, lindjen e Republikës së Italisë duke përqafuar qytetin e Tiranës dhe popullin shqiptar me një mbrëmje tringjyrëshe të paharrueshme me protagonistë kulturën, spektaklin dhe gastronominë.

Të pranishëm në këtë event, ishin, Presidenti i Republikës, Bjaram Begaj, kryeministri Edi Rama, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputetë të Kuvendit si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme, personalitete të politikës, artit, kulturës dhe biznesit.

Eventi u hap me kremtimet zyrtare të lindjes së Republikës, me fjalën përshëndetëse të mbajtur nga Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci dhe me interpretimin e himneve kombëtare nga një bandë muzikore.

Në vijim, pas suksesit të madh të arritur në edicionin e vitit 2022, një hapësirë e madhe iu kushtua kuzhinës italiane me edicionin 2023 të Pizza Village, event gastronomik gjatë të cilit mjeshtrat italianë të picës u ofruan banorëve të Tiranës një nga pjatat simbol të Italisë në botë.

Mbrëmja u mbyll me koncertin “Sanremo është Sanremo”, event që risjell historinë e Festivalit të Sanremos përmes këngëve – simbol të muzikës italiane.

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…