Nikolla uron Ditën e Republikës: Italia, mike e çmuar dhe partnere strategjike

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli sot urimet në ditën e shpalljes së Republikës së Italisë.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli sot urimet në ditën e shpalljes së Republikës së Italisë.

“Me rastin e 2 Qershorit, ditës së shpalljes së Republikës së Italisë, urime të përzemërta popullit italian, Presidentit të Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana dhe Presidentit të Senatit, Ignazio La Russa”, shkruan Nikolla.

Ajo vlerëson se Italia, mikja e çmuar dhe partnerja strategjike e Shqipërisë, është mbështetëse e vendosur e zhvillimit, demokratizimit dhe rrugëtimit tonë evropian.

“Këtë vendosmëri e dashuri për Shqipërinë konstatova edhe gjatë takimeve me Presidentin e Dhomës Fontana dhe Presidentin e Senatit La Russa, në mars të këtij viti. Shpreh bindjen se bashkëpunimi parlamentar dhe i gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Italisë do të njohë arritje të reja.”, shkruan Nikolla.

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…