Krifca: Siguria ushqimore, sipas direktivave të BE-së

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, Frida Krifca, së bashku me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann vizituan Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural Frida Krifca, së bashku me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann vizituan Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të “Javës Europiane”, ku ISUV është pikërisht një nga institucionet që ka pësuar një transformimin rrënjësor në kapacitete infrastrukture dhe laboratorike, por dhe njerëzore falë aftësimit, për t’u fuqizuar si një institucion që qëndron në zemër të sigurisë ushqimore.

Krifca falënderoi Këshillin e Europës për të gjithë mbështetjen e dhënë përmes programeve të ndryshme, ku siguria ushqimore është njëri prej tyre.

“Furnizimi me ushqime të sigurta mbështet ekonominë, tregtinë dhe turizmin e një vendi, kontribuon në sigurinë e ushqimeve dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh Krifca e cila shtoi se prodhuesit, përpunuesit, shitësit me shumicë e pakicë, eksportuesit dhe autoritetet rregullatore kanë rolet dhe përgjegjësitë për të garantuar sigurinë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor nga ushqimi i kafshëve dhe i bimëve e deri në tregtimin e produktit final.

”Për ne ky kantier shumë kompleks, kërkon ndërgjegjësim dhe investime të mëdha, që po i organizojmë sipas direktivave të BE-së, në bashkëpunim intensive me partnerët evropianë”, u shpreh Krifca.

Ministrja u ndal në një sërë reformash që janë marrë për rritjen e sigurisë ushqimore në vendin tonë, si një nga prioritetet kryesore të qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

“Ne mundësojmë një kontroll të plotë të territorit në fushën e kontrollit të shëndetit të bimëve dhe kafshëve me më shumë se 450 veterinerë që janë në terren dhe monitorojnë fermat blegtorale me vaksinim e matrikullim falas, gjurmim sëmundjesh, pajisjen e thertoreve me veterinerë shërbimi dhe shërbime të tjera në të gjithë zinxhirin e kontrollit. Finalizuam me sukses planin 10-vjeçar të përdorimit të qëndrueshëm të pesticideve. Fuqizuam kapacitetet laboratorike, ku vetëm në ISUV janë investuar më shumë se 1.8 milionë euro për modernizimin e tij, gjithashtu njohëm ekselencën e këtyre punonjësve që janë aset për sigurinë ushqimore, por edhe si kërkues shkencor duke rritur të ardhurat e tyre me 30 % në vitin 2022. U akredituan për herë të parë 1272 teste të reja, teksa përgjysmuam kohën e pritjes për operatorët dhe ulëm shpenzimet me 30 %. Finalizuam ndërtimin e laboratorit të ri të shëndetit të bimëve, laboratorin e metaleve të rënda dhe të analizave të vajit të ullirit etj. Po punojmë së bashku me partnerët tanë europianë për planin e veprimit në uljen e rezistencës ndaj antibiotikëve”, tha Krifca.

Ministrja tha se, siguria ushqimore, është një nga fushat sfiduese ku jemi fokusuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Po finalizojmë strategjinë e sigurisë ushqimore për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh Krifca, teksa ftoi studentët e UBT-së të marrin nesër stafetën e kësaj pune të madhe të nisur dhe të kontribuojnë me përkushtim në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë më inovacione dhe përparësi për ta çuar përpara sigurinë dhe cilësinë ushqimore si garanci e tregjeve të sigurta.

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa u ndal në fushën e sigurisë ushqimore.

“Kjo është një temë që ne e marrim shumë seriozisht në BE. Ushqimi i pasigurtë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, stilin dhe cilësinë e jetës sonë. Jemi shumë të lumtur që e gjejmë Shqipërinë të përkushtuar për të adoptuar këto standarde të larta”, deklaroi ajo. /ATSH

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë