Begaj: Shqipëria dhe Mali i Zi kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajon

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatović.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatović.

Në përshëndetjen dhe urimet e rastit me Presidentin Milatović, Presidenti Begaj nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira e të fqinjësisë së mirë që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, duke iu referuar shembullit shumë të mirë që dy vendet kanë dhënë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Presidenti Begaj, shprehu besimin, se këto marrëdhënie do të forcohen e zgjerohen edhe më shumë gjatë mandatit presidencial të Presisidenti Milatović.

“Si dy vende aleate në NATO dhe në proces negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë, por jo vetëm”, u shpreh Begaj.

Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin, pavarësisë dhe të ardhmen euroatlantike të këtij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Presidentit Milatović dhe të institucioneve malazeze.

“Prania e shqiptarëve në Malin e Zi dhe e komunitetit malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi, që së bashku duhet t’i mbështesim e t’i promovojmë më shumë”, nënvizoi Presidenti Begaj.

Në këto ceremoni morën pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Gjatë vizitës një ditore në Malin e Zi, Presidenti Begaj bëri një ndalesë edhe në qytetin e Tuzit, ku u takua me përfaqësues të faktorit shqiptar në Malin e Zi.

Begaj i siguroi për vëmendjen dhe mbështetjen e palëkundur të institucioneve shqiptare për të gjitha çështjet e shqetësimet me të cilat ballafaqohet minoriteti shqiptar në Malin e Zi.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi në këtë takim rolin shumë konstruktiv që shqiptarët dhe forcat politike shqiptare në Malin e Zi, kanë luajtur, si për stabilitetin ashtu edhe në kuadër të proceseve euroatlantike të vendit.

Nufi: NATO mbetet garancia më e fortë e sigurisë dhe paqes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përshëndeti sot 77-vjetorin e themelimit të NATO, duke e cilësuar aleancën si strukturën më të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: NATO mbetet garancia më e fortë e sigurisë dhe paqes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përshëndeti sot 77-vjetorin e themelimit të NATO, duke e cilësuar aleancën si strukturën më të…