Spiropali: Zoja Shkodër asht’ Dashni

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike në qarkun e Shkodrës


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike në qarkun e Shkodrës u shpreh sot se, zonjat dhe zotërinjtë e Shkodrës e bënë dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit.

Ajo renditi përmes një shkrimi në rrjetet sociale arsyet pse ajo ndjente dashuri për Shkodrën.

Zoja Shkodër asht’ Dashni për disa arsye.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse qytetet dallohen dhe mburren, për shembull, ngaqë njëri ka pranë një kështjellë të famshme, tjetri lumë që vjen nga larg duke u spërdredhur mes maleve, tjetri urë të famshme, tjetri mal të lartë, tjetri liqen të magjishëm, tjetri det, e kështu me radhë.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse është i vetmi qytet në botë që nuk ka 1 por krejt mrekullitë e botës.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka kala hijerëndë me legjendën më drithëruese dhe më të bukur në botë. Jo e bukur vetëm për me habit vizitorët me legjenda. E bukur sepse ka bërë efektivisht luftëra nga më të tmerrshmet.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka det.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër nuk ka 1 por 3 lumenj, Drinin, Kirin, Bunën.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka Urën e Mesit që është urë nga më mahnitëset në botë.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër nuk ka 1 mal, por mu në oborr të Saj, krejt Alpet e egra dhe madhështore.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka Kisha dhe Xhami me histori jashtëzakonisht interesante.
E të tjera, e të tjera.
Por Zoja Shkodër asht’ Dashni edhe sepse ka;
Qytetari’ me ja pasë zili,
Histori frymëndalëse,
Natyrë, ngjyra, aroma, marramendëse.
Klimë të pakonkurrueshme,
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër dhe Zojat e Zotnit shkodranë nuk ngjajnë me askënd në botë, veçse me veten e vet.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse diktaturën, në mënyrën më inteligjente, më therëse, më ironike, më bukur dhe më hidhur prej krejt nahive të tjera të Shqipërisë, e ka tallë, e ka përqeshë, Zoja Shkodër, Zojat dhe Zotnitë shkodranë.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse barcaletat më të rrezikshme, më me spec kundër diktaturës, ato që përmes humorit evidentonin anët më të errëta dhe më kriminale të diktaturës, para se me ardh në Tiranë, janë shpik në Shkodër.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse zërat më të bukur, tingujt më të fuqishëm, këngët më melodioze të vjetra dhe të reja, e kanë shtëpinë, ku tjetër veçse te Zoja Shkodër?!
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse në krejt botën, natën poshtë dritares apo dikund tjetër, për me lyp Dashuri i këndohen serenata të dashurës, e shumta të fejuarës. E Zoja Shkodër asht’ Dashni edhe sepse Zoja Shkodër asht i vetmi qytet në botë, aq i butë e aq i bukur, aq plot me dashuri, ku serenata i këndohet edhe Nuses. Kënga e mrekullueshme “Serenatë Nuses” asht’ prova.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër dhe Zojat e Zotnit e Zojës Shkodër e bënë dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër nuk është tamam-tamam qytet.
Shumë më tepër se qytet, Zoja Shkodër asht’ muzë frymëzuese për gjithkend që i afrohet, e kupton, e ndjen.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër, tu e dit’ sa fort e du, ma fal që nuk ia imitova si duhet Dialektin.

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…