Veliaj me të rinjtë: Të bëhemi bashkë për të çuar Tiranën përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Rinisë, Bora Muzhaqi, me anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Bashkisë, ishin prezentë në një organizim rinor


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Rinisë, Bora Muzhaqi, me anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Bashkisë, ishin prezentë në një organizim rinor, ku të rinjtë ishin ndarë në panele të ndryshme sipas profileve ku ato studiojnë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se, Bashkia e Tiranës i ka mbeshtetur të rinjtë në të gjitha kërkesat dhe idetë e tyre.

“Kur një grup studentësh na tha se kemi nevojë që aboneja e studentëve të jetë falas, sepse çmimet janë rritur, kushtet janë më sfiduese për atë që është student, be iu përgjigjëm pozitivisht kësaj nevojë dhe aboneja e studentit në Bashkinë e Tiranës është falas. Pastaj, një grup tjetër studentësh kerkoi ndihme per konviktet dhe ne iu përgjigjëm pozitivisht në Këshillin Bashkiak, duke paguar 50% të kostos se konvikteve. Një grup tjetër studentësh dhe gjimnazistësh thanë se nuk ka sens që të mbyllen palestrat pas mësimit dhe ne i lamë të hapura për komunitetin. Po ashtu, do ju japim hapësirën më të madhe të Republikës së Shqipërisë, që është Piramida e Tiranës, për ta kthyer në qendrën më të madhe të punëve të së ardhmes, të kodimit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se, ka nevojë për ndihmën e të rinjve që t’i japin një dorë për të çuar vendin vetëm përpara.

“Sa herë që kishit një nevojë përgjigja jonë ka qenë “po”. Kur ju kishit një nevojë, kur ju kishit një ide, kur ju kishit një propozim, ne ju përgjigjëm pozitivisht. Sot kam unë nevojë për secilin prej jush, kam nevojë të më ndihmoni ta çojmë vendin përpara. Me votën tuaj, kam nevojë të më ndihmoni me njohjet tuaja, kam nevojë të më ndihmoni me shoqërinë tuaj, kam nevojë të më ndihmoni me entuziazmin tuaj dhe kam nevojë të më ndihmoni me një fushatë pozitive që e çon Tiranën vetëm përpara, që e çon skuadrën tonë vetëm parpara, që përgatit përpara syve tanë një Tiranë për një brez të ri, që i çon projektin tonë të shkollave të reja, përveç 40 shkollave edhe shkollat e “Astir”-it, edhe të “Yzberisht”-it, edhe të “Kashar”-it, edhe tek “Liqeni Thatë”, edhe në “Sauk”, deri në fund. Kam nevojë që edhe Piramidën ta bëjmë histori të jashtëzakonshme suksesi, kam nevojë për ndihmën tuaj, që ne Kampusin e Universitetit të Tiranës të ‘Qytetit Studenti’ ta kthejmë më të bukurin në rajon”, nënvizoi Veliaj. /ATSH

Rama: Çdo muaj publikohen rreth 5500 vende pune në portalin puna.gov.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, çdo muaj publikohen mesatarisht 5 mijë e 500 vende pune në portalin puna.gov.al

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Çdo muaj publikohen rreth 5500 vende pune në portalin puna.gov.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, çdo muaj publikohen mesatarisht 5 mijë e 500 vende pune në portalin puna.gov.al