Rama: Agjërim të pranuar besimtarëve në ditën e fundit të muajit të bekuar

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shtruan mbrëmjen e djeshme një darkë iftari në muajin e shenjtë të Ramazanit


Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shtruan mbrëmjen e djeshme një darkë iftari në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të traditës shumëvjeçare.

Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo darkë e shtruar në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Kryeministri Rama falënderoi të gjithë miqtë për kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm. “Ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar”, u shpreh Rama.

Fjalën përshëndetëse e mbajti bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama, tha se “vizioni i paqes dhe progresi i natyrshëm përqafuar natyrshëm nga krejt komunitetet fetare është mishëruar në shëmbëlltyrën rrezatuese të harmonisë fetare, pasuri e çmuar e shqiptarëve, dhuratë e vyer për familjen e kombeve europiane dhe shembull për çdo vend ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë”.

Besimtarët myslimanë nisën në 23 mars muajin e Madhërishëm të Ramazanit, gjatë të cilit ata agjërojnë duke plotësuar një nga 5 kushtet e Islamit. Muaji i Ramazanit përfundon sot më 20 prill.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…