Rama: Me dy portet e reja, Durrësi kthehet ndër destinacionet më të kërkuara në Mesdhe

Kryeministri: Investimet në dy portet e reja, atë turistik dhe atë tregtar, do ta kthejnë Durrësin në një destinacion ndër më të kërkuar në Mesdhe


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në çelje të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në Durrës, se investimet në dy portet e reja, atë turistik dhe atë tregtar, do ta kthejnë Durrësin në një destinacion ndër më të kërkuar në Mesdhe.

“Potenciali i Durrësit është i jashtëzakonshëm dhe me investimet e reja masive që ne po bëjmë dhe do vazhdojmë të bëjmë, Durrësi do të ketë një transformim të jashtëzakonshëm rrënjësor dhe do të kthehet realisht në një destinacion ndër më të kërkuarit në Mesdhe”, tha Rama.

“Kjo do të thotë që do të rriten pa diskutim mundësitë për punë, por jo vetëm do të rriten mundësitë për punë, por do të kemi punë shumë më të mirë paguara”, u shpreh Rama.

“Këtu në Durrës janë dy porte, dy porte kyçe për turizmin dhe për tregtinë. Porti i ri turistik këtu pranë dhe porti i ri tregtar në Porto Romano. Për të dyja këto porte ne jemi në proces. Me portin turistik ka filluar të vendoset baza e kantierit dhe do të fillojnë së shpejti intensivisht punimet, s’ka më pengesa”, theksoi Rama.

“Me portin tregtar jemi në fazën e garës ndërkombëtare. Është një projekt jashtëzakonisht ambicioz, për ta bërë Durrësin një portë hyrëse për tregtinë e të gjithë rajonit tonë. Siç e dini, në portin e Porto Romanos kemi edhe një përmasë tjetër, një përmasë ushtarake për të krijuar një bazë operacionale navale të NATO-s në njërin krah të portit. Jemi duke punuar dhe për këtë”, tha Rama. /ATSH

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…