Shkencëtarja shqiptare prof. Fioralba Cakoni, vlerësohet nga Universiteti Shtetëror i Nju Xhersit

Shoqëria për Matematikën Industriale dhe të Aplikuar (SIAM) e vlerëson prof.Cakonin mes 26 anëtarëve të nderuar të komunitetit


Shoqëria për Matematikën Industriale dhe të Aplikuar (SIAM) ka vlerësuar me statusin “Fellow” shkencëtaren shqiptare, prof. Fioralba Cakonin, së bashku me 26 anëtarë të nderuar të komunitetit për kërkimin e tyre shembullor, si dhe për shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj komunitetit. (SIAM Announces Class of 2023 Fellows).

SIAM Fellows është një grup individësh të shquar që ndihmojnë në avancimin e fushave të matematikës së aplikuar dhe shkencës kompjuterike.

Ndërsa SIAM është një shoqatë ndërkombëtare me mbi 14,000 anëtarë, me qendër në SHBA.

26 anëtarët janë vlerësuar për kontributet e tyre në fushat përkatëse.

Ndër të vlerësuarit për vitin 2023 është edhe anëtarja e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Fioralba Cakoni, nga Universiteti Shtetëror i Nju Xhersit ne Rutgers, SHBA, e cilësuar për kontribute te rëndësishme në teorinë e shpërndarjes së kundërt, ekzistencën e vlerave vetjake të transmetimit dhe fenomenet jo-shpërndarëse.

Fioralba Cakoni mban titullin profesor prej vitit 2010 dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në matematikë prej vitit 1993 në Universitetin e Patras, Greqi.

Prej vitit 2015 ajo është anëtare e departamentit të matematikës në Rutgers University, SHBA, departament i cili renditet i 16-i në nivel botëror për sa i takon programeve matematike.

Prof. Cakoni ka punuar në një sërë universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë, përfshirë këtu Ecole Polytechnique në Francë.

Aktiviteti i saj shkencor është në nivelin më të lartë ndërkombëtar e renditet në fushën e saj si një ndër profesoret më të suksesshme, e klasit botëror. Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë 117 publikime.

Prof. Cakoni është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Matematikës me çmimin Simons Fellow in Mathematics – 2016 dhe pranuar në Fellow of American Mathematics Society – Class 2019
.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë e uron prof. Fioralba Cakonin për suksese të mëtejshme dhe udhëtim të mbarë në karrierën e saj shkencore.

Ne linkun më poshtë, 26 anëtarët e vlerësuar me statusin “Fellow”:
https://sinews.siam.org/…/siam-announces-class-of-2023…

www.akad.gov.al

Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.