Drejtuesja Rajonale e Kombeve të Bashkuara viziton Shqipërinë

Gwi-Yeop Son zhvilloi një vizitë tre ditore në Shqipëri në shkurt 2023.


Drejtuesja Rajonale e Zyrës për Zhvillimit të OKB-së, Gwi-Yeop Son zhvilloi një vizitë tre ditore në Shqipëri, për t’u takuar me autoritetet qeveritare, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë dhe Ekipin e OKB-së në Shqipëri. Përgjatë qëndrimit në vend, Drejtuesja Rajonale gjithashtu vizitoi disa nga projektet që janë zbatuar nga agjenci të ndryshme si Programe të Përbashkëta të OKB-së.

Në nisje të vizitës, Drejtuesja Rajonale takoi Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të diskutuar rolin kyç të kësaj Ministrie për të ndihmuar në prioritetet e Kuadrit të Bashkëpunimit për Zhvillim e Qëndrueshëm 2022-2026 mes qeverisë shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara mbi shëndetësinë, duke përfshirë reagimin ndaj COVID-19, arsimimin, mbrojtjen sociale dhe barazinë gjinore.

Znj.Gwi-Yeop Son u takua me Zëvendës Ministren, Zj. Megi Fino, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Gazmend Turdiu. Roli i rëndësishëm i Ministrisë në sigurimin e përshpejtimit të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm u theksuan dhe u vlerësuan, si dhe roli aktiv i Shqipërisë si një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë takimit Avokatin e Popullit, Znj. Erinda Ballanca u diskutua mbi arritjet dhe sfidat në fushën e të drejtave të njeriut në vend, posaçërisht në kuadër të Thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm për Veprim mbi të Drejtat e Njeriut.

Znj. Son zhvilloi në takim me donatorë të ndryshëm që janë partnerë të programeve të zhvillimit me OKB Shqipëri ku u diskutuan zhvillimet më të fundit dhe prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm Zj Sun përgëzoi përpjekjet dhe kontributin e tyre në punën  e OKB-së në Shqipëri.

Përshpejtimi i arritjes së OZHQ-ve ka provuar që është një mjet i rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë në BE. Në një takim me Ambasadoren e Bashkimit Evropian, znj. Christiane Hohmann, Drejtuesja Rajonale përgëzoi bashkëpunimin e frytshëm mes OKB-së dhe Delegacionit të BE-së, dhe falenderoi Ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme   pwr punwn e OKB-së në Shqipëri.

Partneriteti me sektorin privat është thelbësor në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndaj Drejtuesja Rajonale pati një takim mjaft frytdhënës më disa kompani shqiptare që janë zotuar për Kompaktin Global dhe Parimet e Fuqizimit të Grave. Përfaqësuesit e sektorit privat shprehën gatishëmrinë e tyre për të lëvizur përpara në përshpejtimin e arritjes së OZHQ-ve.

Zj. Gwi-Yeop Son shprehu vlerësim për punën dhe dedikimin e organizatave të shoqërisë civile gjatë një takimi më përfaqësuesit e tyre, duke njohur rolin dhe kontributin e tyre si tepër të rëndësishëm në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Titulli: Drejtuesja Rajonale u takua me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të sektorit privat në vend.
Foto: ©UN Albania

Drejtuesja Rajonale u takua me Ekipin e OKB-së në Shqipëri për të diskutuar ecurinë e Kuadrit të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2022-2026 mes qeverisë shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara. Diskutimi u përqëndrua mbi gjininë, aftësitë e kufizuara, rininë, komunikimin, advokimin dhe koordinimin e përbashkët.

Titulli: Drejtuesja Rajonale dhe Ekipi i OKB-së në Shqipëri
Foto: ©UN Albania

Znj. Gwi-Yeop Son vizitoi disa projekte të Kombeve të Bashkuara gjatë qëndrimit të saj në vend, duke përfshirë një kopsht dhe një shkollë 9-vjeçare të rindërtuara nga EU4Schools, e cila është e financuar nga Bashkimin Evropian dhe zbatohet nga UNDP Shqipëri. Ajo gjithashtu vizitoi Qendrën për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, ku 25 fëmijë marrin shërbime si terapi individuale dhe në grup, si dhe trajnime për aftësi të ndryshme. Kjo qëndër është hapur nga UNDP si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së në Shqipëri “Askush Të Mos Mbetet Pas”, i cili financohet nga qeveria zvicerane.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishtë vizita e Drejtueses rajonale në dy site të trashëgimisë kulturore që rinovuar si pjesë e projektit EU4Culture, i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNOPS Shqipëri. Për të mësuar më shumë mbi këto site të trashëgimisë kulturore shqiptare, ajo vizitoi Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar të Kukullave.

Për të përmbyllur vizitën e saj në Shqipëri, znj. Gwi-Yeop Son vizitoi Pogradecin për t’ju bashkuar një aktiviteti të projektit tonë #UN4YOUth të mbështetur nga UN Peacebuilding. Ajo përgëzoi vendosmërinë e të rinjve për bashkëpunim, kundërshtim të gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e gjithëpërfshirjes.

Titulli: Drejtuesja Rajonale vizitoi Shijakun dhe Pogradecin për të parë nga afër disa nga projektet e zhvilluara si pjesë të Programeve të Përbashkëta të OKB-së.
Foto: ©UN Albania
Titulli: Drejtuesja Rajonale vizitoi Muzeun Historik Kombëtar si pjesë e projektit EU4Culture
Foto: ©UNOPS Albania

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…