Anesti Jançe, “Syri i Madh” i Përmetit

Me rastin e 65-vjetorit të lindjes së “fotografit zyrtar” të rrethit të Përmetit


Nga Dash Frashëri,
moderator i grupit “Përmetarë në Vite”

Kur Hektor Lole dhe Klara Kreci Apostolatu – dy administratorët e grupit “Përmetarë në Vite” – më sugjeruan të shkruaja një profil për Anesti Jançen, me rastin e 65-vjetorit të “fotografit zyrtar” të rrethit të Përmetit, kënaqësia dhe sfida ishin si dy anët e medaljes. Më duhej të hapja derën e madhe të botës së tij. Të fluturoja brenda shpirtit të tij!

Idetë ishin të shumta, si një mozaik shumëngjyrësh me 65 foto, aq sa vitet e jetës së tij, qysh kur “A.J.”, siç i etiketon fotot dhe shkrimet ai, erdhi midis nesh nga 22 marsi 1958.

Nesti është nga ata me “A” të madhe, si vetë Aparati Fotografik me mbi 60 mijë foto të shkrepura dhe qindra video, të çdo rruge të Përmetit, apo të fshatrave ku ai ka shkelur.

Pinjoll i një prej familjeve më të respektuara në Përmet, qytetarë të nderuar, Anesti rrezaton fisnikërinë: me urtësinë e mendimit të tij, me guximin për të thënë të vërtetën, për të ngritur probleme sociale dhe hedhur ide për zhvillimin e qytetit.

Duket se busti i Naim Frashërit, i cili ndodhet përballë shtëpisë së tij, e frymëzon përjetësisht, për të dëshmuar vlerat më të mira familjare, por edhe poezinë që është natyrshëm brenda shpirtit të tij. Në një lidhje magjike me natyrën e bukur të zonës së Përmetit. Pasion që e kanë dhe fëmijët e tij.

Herë e shikon majë Gurit të Qytetit, simbolit të Përmetit, duke hapur krahët sikur do të fluturojë; herë në një kishë, ku respekton ritet fetare, dhe herë në pikën më të famshme turistike, në Kanionin e Lengaricës dhe ujërat termale të Bënjës.

Në çdo shtëpi që ka trokitur është pritur me gliko, karamele dhe raki; në çdo lëndinë që ka shkelur ka mbledhur lule; në çdo majë që është ngjitur ka ngritur flamurin kuqezi.

Nesti e di mirë së një fotograf – unë do ta quaja atë një profesionist – dallohet për këndvështrimin e veçantë, duke kërkuar kompozimin perfekt. Nuk ka rëndësi për të së është buzë Vjosës së kaltër, apo rrëzë malit madhështor të Nemërçkës. Në një rrugicë fshati, apo pranë një burimi.

I këndshëm në bisedë, me humor të natyrshëm, Anesti e reflekton këtë edhe në gjestet e tij të natyrshme: një foto si bari, apo një foto me një plak dëbore, apo diku me fyell.

Emigrant prej më shumë se dy dekadash në Greqi, ku punon si tornitor në Athinë, Nesti është aktiv edhe në jetën sociale të komunitetit shqiptar në Greqi.

Në emër edhe të anëtarëve të nderuar të grupit “Përmetarë në Vite”, dëshiroj edhe si mik i familjes Jançe, t’i uroj Anestit: lumturi dhe gëzime në jetë! Të realizojë “Albumin e Përmetit”! Ku dhe ai është “Qytetar Nderi” për kontributin e tij.

Historia e Anesti Jançes vazhdon…

NJË KOLAZH FOTOSH

DCIM100MEDIADJI_0044.JPG
DCIM100MEDIADJI_0673.JPG
DCIM100MEDIADJI_0696.JPG

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë