Nikolla: Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e Francës!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti një delegacion të Asamblesë Kombëtare të Francës


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot pasdite një delegacion të Asamblesë Kombëtare të Francës, të përbërë nga deputetët Marine Hamelet dhe Frédéric Petit, të shoqëruar nga ambasadorja Elisabeth Barsacq.

Kryeparlamentarja Nikolla vuri në dukje se Shqipëria dhe Franca kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe politike dhe ekonomike, të përkthyera në Partneritet Strategjik në mars të vitit 2017 dhe shprehu vullnetin e Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin si partnerë strategjik në bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe shumëpalësh.

Nikolla nënvizoi bashkëpunimin shumë të mirë në kuadër të Frankofonisë dhe rolin aktiv të Shqipërisë në këtë organizatë.

Duke vlerësuar bashkëpunimin shumë të mirë, intensiv dhe frutdhënës parlamentar, Nikolla shprehu vullnetin dhe besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë përmes shkëmbimeve të grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe deputetëve dhe do të ndihmojë në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së.

“Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e Francës ndaj rrugëtimit tonë evropian”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, duke shprehur bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë negociatave.

Shqipëria, vijoi ajo, po avancon në zbatimin e reformës në drejtësi dhe reformave të tjera, jo si qëllim në vetvete, por si rruga e zhvillimit, mirëqenies, demokratizimit dhe integrimeve euroatlantike.

Nikolla vlerësoi ndihmën konkrete të Francës në Shqipëri në fusha si drejtësia, punët e brendshme e bashkëpunimi ekonomik dhe vuri në dukje se vendi ynë po krijon mundësi për rritjen e investimeve franceze në sektorë si energjia, turizmi, transporti, infrastruktura, bujqësia, teknologjia e informacionit etj.

Deputetët Marine Hamelet dhe Frédéric Petit falënderuan Kryetaren Nikolla për takimin dhe vlerësuan arritjet dhe bashkëpunimin dypalësh për konsolidimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si edhe në integrimin dhe bashkëpunimin rajonal. Konsolidimi i institucioneve dhe thellimi i reformave ndihmojnë zhvillimin e vendit dhe rrisin besimin e publikut dhe qytetarëve te institucionet demokratike.

EU4Culture, pajisje për restaurimin e librave të qendrës “Sotir Kolea” në Bibliotekën Kombëtare

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, drejtuesja e UNOPS në Shqipëri, Pamela Lama, specialistë…

Global 360

Po merrte pjesë në një ceremoni, rrëzohet Biden pasi u pengua në podium

Presidenti Joe Biden u pengua dhe u rrëzua teksa përfundonte dhënien e diplomave në fillimin e Akademisë së Forcave Ajrore…

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Pse është i shkëlqyer murali “Lionel Mesi” i Maximiliano Bagnasco

Lionel Mesi në fasadën e pallatit do të na frymezojë për dinjitetin personal

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.