Lamtumirë Tristan Sherifi!

Të qoftë i lehtë dhe të ndihmoftë në paqen e përjetëshme, Tan Sherifi!


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Lajm i kobshëm! Lajm i zi si pendët e korbit, u përplas në këtë pasdite të së mërkurës, në shpirtin tonë. Janë nga ato lajme edhe pasi kanë ndodhur, të shokojnë e të mundojnë deri në mosbesim. Kështu ndodhi me ty, o shoku dhe miku jonë aq i sinqertë, aq i pastër si cipa e qepës, aq i ëmbël si mjalti, aq simpatik si bukuria e maleve në behar Tristan Sherifi. Lajm që ta përcëllon shpirtin, e të lë pa fjalë.

Duhet ta besojmë se është e vërtetë, derisa zemra sa nuk na del nga vëndi dhe mbrëmja vjen plot trishtim e brengë. Një Durrës i tërë po lëviz me këtë rast. Është vlerë kjo Tan Sherifi! Ajo kamera e jote, ai aparati yt është me objektivin më të madh, në pafundësi pamjesh e me mijra filmime. Ke fokusuar jo vetëm Durrësin dhe njerëzit e tij, po më duket se e tërë Shqipëria dhe jo vetëm, është brenda fiksimeve tuaja elektronike.

Segmenti jetësor vetem 55 vite. Por ajo çka dhe, ajo çka bëre në të gjallë, është aq e madhe, aq e pakufishme sa edhe 100 vite jetë të bënte dikush tjetër, nuk do të guxonte t’i ofrohej punës tënde. Cili nuk të njohu, cili nuk u ndal të shkëmbente pak fjalë me ty, cili nuk përfitoi nga buzëqeshja e jote që nuk ndalej tërë kohën?

Përkundrejt halleve të tua, na jepje edhe ne kurajo, na jepje qendresë, na ushqeje me optimizëm dhe mbete kurdohere i njëjti, i pandryshuar Tan Sherifi.

Kemi bashkëpunuar në disa televizione lokale së bashku. Jemi ndeshur edhe në veprimtaritë e dëndura të Shoqatës “Durrësi” të viteve të arta të saj. Dhe përpos kësaj, çdo hap artistik që bëhej në Durrës, çdo projekt, gëzime familjare, kënaqësi dhe tryeza miqësore, lëvizje me shokë dhe për punë në vënde tërheqesë tëvendit, kishte brenda kameran dhe aparatin, që i shtrëngoje si armë të mbijetesës tënde.

Kishe një buzëqeshje, që e krahasoja me detin në bunacë. Ishte një buzëqeshje që t’i fshihte shqetësimet dhe lexonte vetëm mirësinë dhe çiltërsinë. Mësova që sëmundja e pashërueshme, e kapi në befasi fizikun tënd. Portreti yt më ngjasonte me aktorin e famshëm të Hollivudit Stivi Rives, i fiksuar në fëmijërinë e hershme. Ti ishe dhe mbete deri në fund një Herkul i fotografisë, ku s’të mundi kurrë puna dhe ngarkesa. Me makinë, me këmbë, me biçikletë, herë edhe me vrap, ndiqje veprimtari, ndiqje historinë aktive të qytetit tënd aq të dashur, Durrësit tonë të përbashkët.

E ndjej dhe e prek dhimbjen e familjes tënde në këto çaste të tmerrëshme. E ndjej dhe i prek lotët e tre djemve të tu, që të kishin një babë aq të dashur, të Enkelejdës së përkushtuar. Ndjej dhe prek trishtimin e durrësakëve, që të shikonin për ditë ashtu të ëmbël dhe të qeshur tek ecje, gjithnjë ecje për të përmbushur ngarkesat jo të vogla. Dhimbja e tyre, ngjason me dallgët e tërbuara të një deti të egërsuar, duke na e qullur shpirtin dhe lagur zemrën me lotët e dhimbjes.

Kemi bërë shumë biseda bashkë. Të shikoja të përfshirë herë në “Netët e Muzikës Klasike” të Florian Vlashit, herë në festivalin ndërkombëtar të dancit të Gjergj Prevazit, herë në bashkëpunime me shkollën e baletit të Arian Plakut, herë…, herë…. kudo, kudo.

Kur takonim, e lexoja lodhjen në fytyrën tënde. Shumë ke ndihmuar, e pak u ndihmove. Por t’i nuk dorëzoheshe Tano, nuk dorëzoheshe. Ti nuk e meritoje të na ikje kështu, nuk e meritoje. Fundi yt i frymëmarrjes, nuk meritonte të ndalej këtu, por të shkoje shumë, shumë më larg.

Dreq fatkeqësi! Fat i mbrapshtë, i një njeri aq të mbarë. Pse të rezervohej kjo ikje kështu? Pse? Ishe nga më të mirët, në mos më i miri. Asnjërin nuk duhet ta mundojë ky krahasim. Ti ishe dhe mbeti deri në fund pjesa jonë më e artë, më e qëndrueshme, më e sakrifikueshme, më e bardhë se e bardha.

Ngriu Tan, ngriu mik, ngriu shok të shikosh lotët dhe dhimbjet tona! Qajmë për ty Tan, e lotët e mbledhura janë sa një det. Ke bërë ndere. Ke bërë sakrifica. Ishte koha të gëzoje frytin tënd të familjes. Djemtë po të bëheshin burra dhe ishe në moshën, të ndjeje investimin tënd të jashtëzakonëshëm familjar.

Jemi ndalur. Kemi folur. Kemi qarë halle. Po si nuk të pashë njëherë të mërzitur! Po si nuk e ndale njëherë atë buzqeshjen tënde, që më ngjante si një diell në mes të vranësirës! Ke ndihmuar shumë, shumë njerëz dhe i bëje me shpirt, me atë zemrën tënde të madhe që durrësakët ta lexonin drejt, ashtu siç ishte.

15 mars 2023! Pranvera ka nisur të trokasë. Ngjyra jeshile po fiton terren, ndaj grisë që të prish sytë. Dhe kjo pranverë, ishte e fundit për ty miku dhe shoku ynë i shtrenjtë. Por të jesh i sigurtë, që pranvera të tjera do të vijnë pas kësaj. Dhe ne kemi të drejtë, që pranverat e mëpastajme, do të çelin në shpirtërat tanë, lulet e kujtimit dhe të mos harresës ndaj më të mirit që kishim, ndaj më të bukurit që kishim, ndaj më të qeshurit që kishim, ndaj më të palodhurit që kishim, ndaj…., ndaj….!

Dheu i lehtë i tokës tënde Tan Sherfi, të qoftë i lehtë dhe të ndihmoftë në paqen e përjetëshme! Emri yt i shkruar me jetën tënde, mbetet i ndezur dhe nuk shuhet. T’i punove dhe iu përkushtove njerëzve dhe ato do të të jenë tërë kohën mirënjohës për këtë.

Tristan Sherifi, kujtesa jonë e pazbehur! Lamtumirë i miri dhe i shtrenjti ynë!

Bujar Qesja
Durrës: 15 mars 2023

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë

Kryebashkiaku: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi. Ku investon Bashkia, rritet vlera e pronës së qytetarëve

Global 360

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë

Kryebashkiaku: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi. Ku investon Bashkia, rritet vlera e pronës së qytetarëve