Kemal Kilicdaroglu, “Gandi” i Turqisë që po trondit presidentin Erdogan!

I mbështetur nga gjashtë parti të spektrit të gjerë politik turk, Kemal Kilicdaroglu, është kandidati i opozitës për president

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përballet me atë që analistët thonë se është sfida e tij më e madhe në zgjedhjet presidenciale të majit nga një njeri që shumë e kanë quajtur Gandi turk. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli, Dorian Jones një çështje që mund të përbëjë problem për kandidatin e opozitës turke të bashkuar është besimi fetar i zotit Kemal Kilicdaroglu.

I mbështetur nga gjashtë parti të spektrit të gjerë politik turk, Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë kryesore opozitare të vendit CHP, njoftoi kandidaturën e tij për president në fillim të muajit mars.

Ai premton reforma gjithëpërfshirëse, për të frenuar pushtetin e presidencës dhe për të rikthyer demokracinë parlamentare.

“Ai thotë: ‘Unë nuk do të sundoj si një njeri i vetëm; Unë do të sundoj me konsensus’. Ai premton stabilitet ekonomik dhe një Turqi që respekton të drejtat e njeriut, ku të gjithë përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Duhet të kujtojmë se Kemal Kilicdaroglu ka qenë në politikë dhe në burokracinë shtetërore për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, nuk ka pasur asnjë akuzë për korrupsion”, tha redaktorja e televizionit turk, “Halk TV”.

74-vjeçarit Kilicdaroglu i atribuohet edhe ringjallja e partisë së tij, CHP. “Marshimi i tij për drejtësi” prej 400 kilometrash nga Ankaraja në Stamboll, për shkak të burgosjes së kritikëve të qeverisë u shndërrua në një nga lëvizjet e para masive kundër sundimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Zoti Kilicdaroglu siguroi fitore në zgjedhjet komunale në katër nga pesë qytetet më të mëdha të Turqisë, përfshirë bastionin e dikurshëm të presidentit Erdogan, Stambollin.

Kritikët theksojnë se zotit Kilicdaroglu i mungon karizma e zjarrtë e zotit Erdogan.

Megjithatë, analistët thonë se tërmetet vdekjeprurëse të shkurtit i kanë ndryshuar gjërat, me zemërimin në rritje për dështimet në inspektimin e ndërtimeve, që u shembën dhe akuzat për reagim të ngadaltë të qeverisë.

Zoti Kilicdaroglu, siç vlerësojnë disa analistë, po i shfrytëzon këto ndjenja të banorëve.

“Ai tha se ky sistem nuk po funksionon si duhet, kështu që ne duhet të fillojmë diçka krejtësisht të re. Ne duhet ta ndryshojmë këtë vend një herë e mirë, sepse ka shumë gjëra që po shkojnë keq”, thotë gazetarja e portalit për lajme politike, “Politikyol”.

Feja mund të jetë një tjetër pengesë për zotin Kilicdaroglu. Ai vjen nga komuniteti liberal islamik Alevi, të cilin disa konservatorë e konsiderojnë heretik.

Alevitë janë përballur me diskriminim shekullor në Turqi. Por analistët thonë se pas njëzet vjetësh të sundimit të presidentit Erdogan, periudhë e dominuar nga tensionet mes besimtarëve dhe laikëve; tani elektorati është më i interesuar për shqetësimet ekonomike sesa për politikat e identitetit.

“Mendoj se vendi, ose veçanërisht të rinjtë, kanë ecur përpara dhe nuk merren se cilit besim i përket kandidati. Ekonomia është në rrënim. Shkalla e inflacionit është e jashtëzakonshme. Kemi krizë të monedhës dhe borxhi po rritet”, tha ekspertja turke e zhvillimeve politike nga Universiteti Okan.

Me koalicionin e partive të zotit Kilicdaroglu, që përfshin nacionalistët, islamistët, të majtën dhe të djathtën, ai premton një fund të polarizimit politik dhe etnik në atë që shumë e shohin si sfidën më të madhe ndaj sundimit të zotit Erdogan. /VOA

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.