Isuf Ferra, sipërmarrësi elitar i Durrësit!

Plane të tjera janë në përfundim nga Isuf Ferra dhe nisin të “këndojnë” shpejt me gjuhën e punës.


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Kemi lidhje fisnore me emrin e njohur të biznesit, djalin durrsak Isuf Ferra. Mbiemri i tij është edhe i gjyshes time. I jati Ramazan Ferra, që është vendosur në shenjestrën e 90-të viteve, është në pleqëri optimiste. Në një nga ditët e fundit, drekuam në “Aromë Deti”, ku në ranishten pranë “Adriatikut”, lag pjesën e bregdetit në fshatin Qerret të Kavajës. Në morinë e vilave të shumta, është në komoditetin e tij edhe Isuf Ferra.
Isufi drejton kompaninë Ferra&Co. Është sipërmarrës në ndërtime. Sfida më e rëndësishme, pritet të ndodhë së shpejti.

Punë javësh, nga studiot e famëshme të projektimit në Gjermani, dorëzon projektin gjigand të ndërtimit të objekteve sportive, në fushën social kulturore, kompleks qendrash tregëtare etj.

Në tulin e tokës prej 22 hektarësh, do të ngulen fuqishëm këmbët e betonta të themeleve. Mbetet ndër sipërmarrjet më të mëdha në vëndin tonë. Durrësi do të ketë qarin e madh ta gëzojë këtë, pasi është në vijë vertikale 3 kilometra larg qendrës së Kompaniësë Ferra&Co.

Kam shkuar dhe e kam parë, hapësirën e këtij investimi të fuqishëm. Do të jenë aty pallati sporti 5000 vëndesh, stadium 5000 vëndesh, teatër dhe kinema, pishina olimpike të mbyllura me vende, fusha të lojrave me dorë dhe tenisi dhe kompleks qendrash tregëtare. Kaluam nëpër duar pamjen grafike të projekteve dhe u “çmëndëm”. Emocione dhe sigurisht krenari pa fund.

Në pamje nga e djathta: Isuf Ferra dhe Bujar Qesja.

 

Plane të tjera janë në përfundim dhe nisin të “këndojnë” shpejt me gjuhën e punës dhe të djersës. Diskutojmë me Isuf Ferrën edhe për projekte të evidentimit të figurave të rëndësishme, që i kanë dhanë nam dhe nder Durrësit. Të lodhur paksa nga diskutimet dhe gjykimet e këtyre punëve të mëdha dhe të rëndësishme, iu drejtuam strehimit në qendrën e pushimit të djalit durrsak në Qerret. Edhe aty patëm rastin të relaksohemi dhe të shijojmë tjetër investim, të bërë nga dora e njeriut.

Mënyra se si po komunikonim dhe po më fliste Isuf Ferra, m’i vendosi fjalët në gjuhë, por pa i shprehur. Qendroj i befasuar. Nuk më lë jo vetëm kurajo njerëzore, por edhe instikti i një gazetari, që nuk e ka patur politikën pjesë të punës dhe është ushqyer me “pushtetin” e lapsit të tij. Si unë, shumë modest në punë dhe në jetë, toidhjo edhe Isuf Ferra me tërë këto investime kolosale, nuk isha në gjëndje të bëja asnjë dallim.
Nuk m’u durua dhe i bëra këtë pyetje Isuf Ferrës.

-Në vëmëndjen time, të shumë kolegëve, pse jo edhe njerëzisë së këtushme, personat me këto sipërmarrje manifestojnë mëndjemadhësi, pompozitet dhe krenari që të bezdis. Si ndodh që këto dukuri jo se jo, por një thjeshtësi në kufijtë e modestisë së skajshme, ju Isuf Ferra i keni me okë?
-Jam praktik dhe ruaj qetësi në investimet e mia. Në jetë secili kryen një punë, të vogël apo të madhe, të thjeshtë apo të ndërlikuar, duke tentuar të bëj mirë atë që dëshiron. Babai im Ramazan Ferra, durrsakët e njohin, ka qenë punëtor i madh. Punët e mbarë, i ka lagur dhe shijuar me djersën e pastër të trupit të tij. Investimin e kam shërbim dhe jo diktim. E kam mundësinë për t’u prezantuar sa më mirë dhe jo për t’u imponuar dhe deklaruar si shenjë supremacie. Secili është i lumtur me atë që kryen, pavarësisht nga kuotat e investimit. Këtë mbase ju, po e lexoni tek unë.

Të më ndjeni nuk jam kontigjent i lustrimit, sepse kurrë se kam menduar si mjet përfitimi. Por të mirën që lexoj tek fisi im, por që në këtë rast është thjesht objekt i këtij shkrimi, nuk mund ta mbaj brenda vetes, pa e shpërndarë në opinion.
Dua së bashku të kënaqemi për këtë. Politika le të bëjë të sajën. Por investimi i pastër, me ndërgjegjen e njeriut të punës, na intereson të vendoset si pjesë e përparimit për së mbari të shoqërisë tonë, më gëzon shumë.
Kam kohë pa të takuar Isuf Ferra. Tash, sikur e kemi gjetur njëri tjetrin. Por dëshira jote për të qenë kaq i thjeshtë, duke parë larg por jo lart, jam i sigurtë se është pjesa më e madhe e njerëzve të kësaj toke, që quhet e jona.

Drekuam së bashku tek lokali që quhet “Aromë Deti”. Ndërruam pak muhabet. Ramë “viktimë” e kënaqësisë, por edhe të afërsisë dhe miqësisë që na lidh. Fluturoja nga kënaqësia për këto cilësi të tuat. Më vjen mirë dhe për mijra të tjera cilësi pozitive që i ke, që mbajnë lart moralin dhe besimin, se gjërat mund të ndryshojnë shumë më mirë.
Drekuam së bashku tek “Aromë Deti”. Por më ndje! Më shumë u kënaqa dhe u gëzova, me aromën e djersës dhe të punëve të mbara që po bën. Për këtë nxis sigurinë, që ke jo vetëm mirënjohjen dhe bekimin tim, por të një populli të tërë.
Dhe kjo nuk është pak!

Durrës: 10 mars 2023
Në pamje nga e djathta: Isuf Ferra dhe Bujar Qesja.
Dalë në Qerret të Kavajës, me 9 mars 2023.

Migracioni i paligjshëm, Balla: Të gatshëm për bashkëpunim në nivel operacional, mbështetje më të fortë nga BE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Falë angazhimit të institucioneve ligjzbatuese, gjatë vitit 2024 ka patur një ulje të rasteve të…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Migracioni i paligjshëm, Balla: Të gatshëm për bashkëpunim në nivel operacional, mbështetje më të fortë nga BE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Falë angazhimit të institucioneve ligjzbatuese, gjatë vitit 2024 ka patur një ulje të rasteve të…