Ambasadori i ri i Bullgarisë, Ivaylo Kirov, paraqet Letrat Kredenciale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë, Ivaylo Kirov


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë, Ivaylo Kirov.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike e ekonomike midis dy vendeve, si dhe nënvizoi nevojën e nxitjes së tyre, përmes fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe në fushën e arsimit. “Si partnerë të mirë dhe aleatë të fortë, kemi arsye të forta që këtë vit të kremtojmë 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 30-vjetorin e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, me një bilanc shumë të mirë të marrëdhënieve miqësore e bashkëpunuese.”

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Duke u ndalur tek promovimi thelbësor që Bullgaria i ka bërë projektit të Korridorit 8 në kuadër të BE-së, si dhe rëndësisë gjeostrategjike të tij për çështjet e sigurisë, Presidenti Begaj nënvizoi se “mbështetja nga Bashkimi Evropian i këtij projekti ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin, e më gjerë”.

Kreu i Shtetit, vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe shprehu besimin se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më shumë, veçanërisht në fushën e turizmit, falë edhe përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse midis dy vendeve.

Gjatë takimit u vlerësua edhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…