Rusia nis valën e dytë të sulmeve me raketa në Ukrainë

Sulme në infrastrukturën kritike në Kiev dhe qytetin lindor të Harkivit

Rusia ka nisur të shtunën dy valë sulmesh me raketa në Ukrainë, duke detyruar njerëzit të kërkojnë streha të ndryshme, pas lëshimit të sirenave.

Për sulme në infrastrukturën kritike në Kiev dhe qytetin lindor të Harkivit është raportuar në mëngjesin e 14 janarit, dhe më vonë në orët e pasdites.

Autoritetet në Mikollaiv, Lviv dhe portin e Odesas kanë thënë se mbrojtja ajrore është duke tentuar të rrëzojë raketat.

Për shpërthime është raportuar edhe në rajonin Vinitsja.

Moska, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, ka kohë që shënjestron me raketa dhe dronë infrastrukturën ukrainase të energjisë, duke rezultuar me probleme të energjisë dhe ngrohjes në shumë rajone të shtetit.

Ende nuk dihet shkalla e dëmeve nga vala e dytë e sulmeve brenda një dite.

Më herët gjatë ditës, kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke në Ukrainë, për t’iu ndihmuar forcave ukrainase që të “zmbrapsin forcat ruse”.

Sunak e ka bërë këtë zotim duke përmendur tanket Challenger 2 dhe sisteme shtesë të artilerisë.

Sipas tij, kjo është shenjë e “ambicieve të Mbretërisë së Bashkuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Lexo më shumë nga

Spiropali: Përshpejtim i procedurave të pajisjes me kartat e lejes së qëndrimit për shqiptarët në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me…

Global 360

Gerapetritis: Greqia, forcë nxitëse për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis konfirmoi sot mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Përshpejtim i procedurave të pajisjes me kartat e lejes së qëndrimit për shqiptarët në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me…