Nehammer: Austria e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Kancelari Karl Nehammer tha se Austria është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i tij është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore.

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer tha se shteti i tij ka numrin më të madh të trupave në KFOR nga shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, duke shtuar se përkrahin idenë e Kosovës për trupa shtesë.

“Ne mbështesim thirrjen e Kosovës për rritje të trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm që të ofrojmë trupa mbështetëse nëse KFOR-i na e kërkon këtë gjë, sepse është me rëndësi të dihet që edhe komunitetet e ndryshme pajtohen me praninë e KFOR-it. Pra, jemi plotësisht të bindur dhe të gatshëm që të ofrojmë më shumë trupa nëse kjo kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja, nga KFOR-i”, tha ai.

Aktualisht, në Kosovë janë 232 trupa austriake kuadër të KFOR-it.

Sa pjesëtarë të NATO-s shërbejnë në Kosovë aktualisht?

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3.735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës. Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka deklaruar se një shtim i trupave të KFOR-it dhe pajisjeve ushtarake, do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës për media në Austri, Kurti tha se këtë kërkesë e ka bërë për shkak të brengës se në bazat ushtarake të Serbisë, që gjenden pranë kufirit me Kosovën, ka prani edhe të elementeve paramilitare ruse.

“Ne kemi shprehur interesimin që të kemi më shumë ushtarë të KFOR-it në Kosovë për shkak të 48 bazave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën. Njëzet e tetë janë ushtarake dhe të tjerat quhen civile. Por, sidomos për shkak se prania e elementeve ushtarake paramilitare, si mercenarët e Vagnerit e kështu me radhë, prania e tyre në këto baza është shumë më sfiduese dhe brengosëse”, tha Kurti, duke iu referuar grupit rus të mercenarëve, Vagner.

Kërkesa e Kurtit për trupa shtesë të KFOR-it erdhi pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, që kulmuan me ngritjen e barrikadave nga disa serbë lokalë në dhjetorin e vitit të kaluar.
Më 5 janar, Radio Evropa e Lirë raportoi se NATO ende nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga Kosova për rritjen e pranisë ushtarake.

Një zyrtar i NATO-s i tha REL-it se misioni i aleancës në Kosovë është i përgatitur për të ndërhyrë nëse “stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”.

Forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë. Aktualisht, në misionin e KFOR-it janë afër 4.000 trupa nga 27 shtete të botës./REL

Rama: Çdo muaj publikohen rreth 5500 vende pune në portalin puna.gov.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, çdo muaj publikohen mesatarisht 5 mijë e 500 vende pune në portalin puna.gov.al

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Çdo muaj publikohen rreth 5500 vende pune në portalin puna.gov.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, çdo muaj publikohen mesatarisht 5 mijë e 500 vende pune në portalin puna.gov.al