Niko Peleshi në Gardën Kombëtare të New Jersey: Shqipëria gjithmonë krah SHBA

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi vizitoi Gardën Kombëtare të New Jersey të SHBA-ve

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi vizitoi Gardën Kombëtare të New Jersey të SHBA-ve, nga ku kërkoi thellim të bashkëpunimit si dhe siguroi që Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Amerikës.

Në fjalën e mbajtur Peleshi vuri gjithsesi në dukje se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq që vjetra sa dhe vetë shteti ynë.

Po ashtu ministri i Mbrojtjes përmendi kontributin e pashlyer të presidentit amerikan, Woodrow Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris në 1919, në lidhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje kombëtare, duke shënuar kështu paprekshmërinë e Shqipërisë. “Si një mbështetës i pazëvendësueshëm i kombit tonë, Shtetet e Bashkuara iu gjendën pranë popullit të Kosovës, duke i dhënë fund brutalitetit, spastrimit etnik dhe duke hapur rrugën për t’u bërë një vend i pavarur.”

Teksa u ndal në 20 – vjetorin e sulmit terrorist në Qendrën Botërore të Tregtisë, në New York, ministri i Mbrojtjes përsëriti edhe njëherë se vendi ynë gjendet gjithmonë i gatshëm të kontribuojë kundër çdo kërcënimi ndaj vlerave thelbësore të qytetërimit. “Ne jemi krenarë që kemi qenë në krah të SHBA në këto përpjekje, duke bashkëpunuar në misionet në Irak dhe Afganistan kundër kërcënimeve të cilat ende rrezikojnë jetën e qytetarëve tanë. Duke pritur mbi 600 shtetas afganë, vendi ynë po tregon një angazhim të vazhdueshëm në këtë drejtim.”

Ministri Peleshi, falënderoi në mënyrë të veçantë komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneral brigade Lisa J. Hou si dhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, për ndihmën e jashtëzakonshme në modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes po i kushtojnë një rendësi të veçantë arsimimit dhe përmirësimit të institucioneve tona arsimore. Ndaj dhe ministri i Mbrojtjes shfrytëzoi rastin dhe kërkoi nga gjeneral Hou angazhimin personal, në mënyrë që të eksplorohen fushat e mbështetjes së mundshme në këtë drejtim.

Zyrtarisht Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Dypalësh me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe shtetin e New Jersey në vitin 2001, duke shënuar fillimin e Programit të Partneritetit Shtetëror New Jersey – Shqipëri.

Vizita e Peleshit zhvillohet me rastin e 20-vjetorit të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh me Gardën Kombëtare të New Jersey, SHBA, dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes shoqërohej nga përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, që morën pjesë në ceremoninë e mbajtur për këtë qëllim në Sea Girt.

Hysaj, lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares

Elseid Hysaj është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares kuqezi, duke arritur shifrën rekord prej 94…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Hysaj, lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares

Elseid Hysaj është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares kuqezi, duke arritur shifrën rekord prej 94…