
Tag: Zjarret ne Shqiperi
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë të përpjekjes gjithëpërfshirëse për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë territorin e vendit gjatë ditëve të fundit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, reagoi sot lidhur me situatën alarmante të zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit ditët e fundit, duke theksuar përkushtimin maksimal të institucioneve për të mbrojtur trashëgiminë kulturore kombëtare nga rreziku i flakëve.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur sot se Shqipëria ka blerë dy avionë që do të shërbejnë për menaxhimin e situatave që krijohen nga zjarret në vend, ndërkohë po trajnohet edhe ekipi i pilotëve që do të veprojnë në të tilla raste.
Rama siguroi se gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë.
Numri total i të arrestuarve për këtë vepër penale ka shkuar në 40
Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit u regjistruan 34 vatra aktive zjarri, nga të cilat 13 janë izoluar dhe shuar.
Në terren janë ekipet e AKVMB-së dhe AREB-ve, të angazhuara për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori
Nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, solidariteti evropian është në terren: avionë dhe helikopterë zjarrfikës nga Kroacia, Suedia, Italia, Greqia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë luftuar krah për krah me ekipet shqiptare
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale iu përgjigj debateve në medie lidhur me blerjen e avionëve zjarrfikës nga qeveria.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend duke falënderuar të gjitha forcat e angazhuar për shuarjen e tyre, ndërsa theksoi se zjarrvënësit duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.









