
Tag: Ministria e Mjedisit
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe me partnerë lokalë, diskutuan mbi potencialin e madh natyror dhe turistik që ofron kjo zonë.
Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë lansuar programin kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”, një nismë që synon mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e shtigjeve turistike në të gjithë vendin.
Në Përmet u prezantua projekti “Green Vjosa”, një nismë e rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të lumit Vjosa, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë.
Në Ditën e Tokës, Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit dhe Bashkimi Europian në Shqipëri nisën nga shkolla “Musine Kokalari” fushatën dhe lëvizjen Kombëtare “Mbro natyrën, sa je në kohë”.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se “për herë të parë po prezantohet e plotë paketa e cilësisë e ajrit dhe njëkohësisht po implementojmë në gjithë Shqipërinë rrjetin e stacioneve të monitorimit të ajrit”.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot se marrëveshja “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës” përbën një model të ri zhvillimi për Shqipërinë, i cili vendos në qendër balancën mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik.
Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, u shpreh se, riciklimi i aluminit po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë mekanike dhe automobilistike
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Fitore Pacolli, vizituan Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme pranë Tiranës.
Në çdo të shtunë të fundit të marsit shënohet Ora e Tokës, një prej nismave më të mëdha mjedisore në botë
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi sot takim me operatorët e rafting që kryejnë aktivitetin në lumin e Vjosës.








