
Dita e Pavarësisë, presidenti i Kazakistanit uron Begajn, mesazh për forcimin e bashkëpunimit dypalësh
Presidenti i Kazakistanit, Kasym-Jomart Tokayev, i ka përcjellë një telegram urimi Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.

Presidenti i Kazakistanit, Kasym-Jomart Tokayev, i ka përcjellë një telegram urimi Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Tokayev shprehu bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve, i mbështetur në miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë, do të vijojë të forcohet.
Presidenti kazak i uroi Begajt suksese në ushtrimin e detyrës së tij shtetërore, ndërsa popullit shqiptar i përcolli urimet për mirëqenie dhe prosperitet.
Burimi ATSH

















