Nufi mesazh urimi misioneve ushtarake jashtë vendit: Ju meritoni një nderim të veçantë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, drejtuar reparteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, misioneve ushtarake shqiptare jashtë vendit dhe atasheve ushtarakë shqiptarë në botë.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, drejtuar reparteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, misioneve ushtarake shqiptare jashtë vendit dhe atasheve ushtarakë shqiptarë në botë.

Në mesazhin e tij, ministri Nufi u ka përcjellë urimet të gjithë burrave dhe grave që shërbejnë në Forcat e Armatosura, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tyre në shërbim të atdheut.

“Në këtë ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar, dua t’u përcjell një urim të veçantë të gjithë burrave dhe grave në shërbim të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Për ju, që jeni betuar përpara flamurit kombëtar, kjo festë ka një kuptim edhe më të veçantë. Ju keni marrë përsipër nderin, por edhe barrën e madhe të mbajtjes së këtij flamuri, jo vetëm mbi uniformën tuaj, por edhe në ndërgjegjen tuaj, në çdo ditë të shërbimit ndaj atdheut”, shprehet ministri Nufi.

Duke vënë theksin te vlerat historike dhe kombëtare të shqiptarëve, ministri i Mbrojtjes nënvizon se trimëria, besnikëria dhe dashuria për lirinë kanë qenë ndër virtytet më të spikatura të popullit shqiptar përgjatë historisë.

“Trimëria, besnikëria dhe dashuria për lirinë kanë qenë ndër virtytet më të spikatura të shqiptarit përgjatë historisë. Breza të tërë shqiptarësh kanë dëshmuar se, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e atdheut, asnjë sakrificë nuk është më e madhe se detyrimi ndaj tij. Ju jeni sot vazhduesit e kësaj trashëgimie dhe përfaqësuesit e këtyre virtyteve”, thuhet në mesazhin e ministrit.

Në vijim, Nufi shpreh mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura, pavarësisht vendndodhjes ku ata kryejnë detyrën, brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë.

“Në këtë 28 Nëntor, dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim më të thellë për secilin prej jush ne Forcave tona të Armatosura, kudo ku shërbeni, brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë. Në një ditë kur të gjithë shqiptarët krenohen me flamurin kombëtar, ju meritoni një nderim të veçantë, sepse keni zgjedhur që krenarinë për të ta ktheni në detyrë, dashurinë për Atdheun në shërbim dhe besnikërinë ndaj Shqipërisë në një betim që ju shoqëron gjatë gjithë jetës”, thekson ministri i Mbrojtjes.

Në përfundim të mesazhit, ministri Ermal Nufi përcjell urimet për festën e Flamurit për të gjithë ushtarakët dhe familjet e tyre, duke vlerësuar të gjithë ata që i shërbejnë vendit.

Burimi ATSH

Nufi mesazh urimi misioneve ushtarake jashtë vendit: Ju meritoni një nderim të veçantë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, drejtuar reparteve të Forcave të…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi mesazh urimi misioneve ushtarake jashtë vendit: Ju meritoni një nderim të veçantë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, drejtuar reparteve të Forcave të…