Jaupaj: Iniciativë rajonale me Maqedoninë e Veriut për pyjet, 50 milionë dollarë investim

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi sot një takim me Dame Dimitrovskin, këshilltar i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, si dhe Raimund Jehle, përfaqësues i FAO-s, në kuadër të konferencës rajonale “United for Climate” (Të bashkuar për klimën).

Jaupaj nënvizoi se gjatë takimeve me ta, u diskutua avancimi i një iniciative rajonale për sektorin pyjor, e mbështetur nga Green Climate Fund dhe FAO.

Sipas tij, iniciativa synon restaurimin e pyjeve, monitorimin modern të territorit, menaxhimin e riskut nga zjarret, si dhe forcimin e kapaciteteve të vendeve të rajonit për t’u përballur me efektet e ndryshimeve klimatike.

Projekti parashikon një investim prej 50 milionë dollarësh për sektorin pyjor në rajon, duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore dhe mbrojtjen afatgjatë të ekosistemeve pyjore në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit vlerësuan se bashkëpunimi rajonal mbetet një element kyç për ndërtimin e një Ballkani Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më pranë standardeve europiane në fushën e klimës dhe mjedisit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria merr pjesë me Kombëtaren e të Amputuarve në “Inclusion Cup”

Ekipi Kombëtar shqiptar i të Amputuarve mori pjesë në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Inclusion Cup”, që u zhvillua…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria merr pjesë me Kombëtaren e të Amputuarve në “Inclusion Cup”

Ekipi Kombëtar shqiptar i të Amputuarve mori pjesë në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Inclusion Cup”, që u zhvillua…