Jaupaj takon homologun malazez, në fokus bashkëpunimi për Liqenin e Shkodrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti në takim bilateral homologun nga Mali i Zi, Damjan Ćufalić, në kuadër të konferencës ndërkombëtare United for Climate, që u zhvillua në Tiranë.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti në takim bilateral homologun nga Mali i Zi, Damjan Ćufalić, në kuadër të konferencës ndërkombëtare United for Climate, që u zhvillua në Tiranë.

Gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe angazhimi i përbashkët për mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e procesit të integrimit europian.

Jaupaj tha se në fokus të takimit me ministrin Ćufalić, ishte forcimi i bashkëpunimit për mbrojtjen e ekosistemeve ndërkufitare, me fokus të veçantë te Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna, si dhe mbi menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Një tjetër pikë e rëndësishme e bisedimeve ishte koordinimi në kuadër të Kapitullit 27 të acquis të Bashkimit Europian dhe zbatimi i Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Gjatë takimit u vlerësua se shkëmbimi i eksperiencave dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta rajonale mbeten thelbësore për një të ardhme më të gjelbër, më të qëndrueshme dhe më të integruar europianisht për rajonin”, tha ministri Jaupaj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohen rregullat për vlerësimin e kontratave të koncesionit dhe PPP-ve

Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat për vlerësimin dhe miratimin e studimeve të fizibilitetit, si dhe dhënien, ndryshimin e transferimin…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohen rregullat për vlerësimin e kontratave të koncesionit dhe PPP-ve

Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat për vlerësimin dhe miratimin e studimeve të fizibilitetit, si dhe dhënien, ndryshimin e transferimin…