Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë urojnë Ditën e Pavarësisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë uruan sot popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë uruan sot popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Në mesazhet e urimit drejtuar homologut shqiptar, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, diplomatët e huaj shprehin mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orbán u shpreh se Hungaria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Tone Kajzer u shpreh se Sllovenia 🇸🇮 do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Po punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë dypalësh Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, u shpreh ministri slloven.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, theksoi se Kroacia dhe Shqipëria ndajnë një miqësi të gjatë, një partneritet të fortë brenda NATO-s dhe një angazhim të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të sigurt dhe të qëndrueshëm.

“Kroacia mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit evropian të Shqipërisë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Rroftë miqësia shqiptaro-kroate!”, u shpreh ai në mesazhin e urimit.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë urojnë Ditën e Pavarësisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë uruan sot popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia