
Tag: Ministria e Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në Ministerialin e Kartës së Adriatikut në Sarajevë, një forum që bashkon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pesë vende të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në Camp Butmir në Sarajevë, ku 31 efektivë shqiptarë shërbejnë përkrah vendeve partnere në kuadër të Forcës së Bashkimit Europian në Bosnjë dhe Hercegovinë, ALTHEA.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Maliq, ku pa nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe masat që po merren për përballimin e situatës.
Shqipëria prej katër ditësh po përballet me reshje të dendura dhe një front meteorologjik me intensitet rekord, i cili ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.
Ministri i Mbrojtjes njoftoi se në mbarë vendin rreth 200 familje janë evakuuar nga banesat për shkak të përmbytjeve.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi dhe përfaqësues të strukturave lokale, vizituan zonën e Çukës, ku ka filluar puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe.
Strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura në qarkun e Vlorës dhe Sarandës, ku disa zona janë përfshirë nga përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i pranishëm sot në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture në qarkun e Gjirokastrës, tha se rreziku nga reshjet e dendura të shiut nuk ka kaluar ende.
Ministria e Mbrojtjes informoi sot se strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot zonën e Mifolit në Vlorë, për të parë nga afër masat që janë marrë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut.









