
Tag: Kuvendi i Shqiperise
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se nisma e propozuar nga mazhoranca, e cila synon të ndalojë pezullimin e ministrave, kryeministrit dhe drejtuesve të institucioneve të tjera kushtetuese nga ana e gjykatës, nuk ndalon ndjekjen dhe hetimin penal të tyre.
Ndryshimet e propozuara nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, në ligjin “Për qeverisjen elektronike” shkaktuan debat në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, prezantoi sot nismën ligjore të grupit parlamentar socialist për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu vlerësoi sot në Kuvend nismën për miratimin e një deklarate të përbashkët ku dënohet gjenocidi serb në Kosovë.
Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro gjatë interpelancës së sotme në Kuvend të kërkuar mbi dhunën në shkolla, prezantoi planin e masave institucionale për të garantuar sigurinë në shkolla, mbështetjen psikologjike dhe këshillimin e karrierës për mbi 355 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh sot gjatë seancës parlamentare, se materialet dhe provat për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk janë kyçur në sirtar, por po zbatohet ligji për ruajtjen e sekretit hetimor.
Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u mbajt sot seanca dëgjimore me botuesit për diskutimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin për librin.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike rrëzoi sot projektligjin “Për statusin e minatorit”, nismë e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.









