
Tag: Kuvendi i Shqiperise
Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi deklaroi sot nga Kryesia e Kuvendit ku zhvilloi mbledhjen grupi parlamentar i PS, se forca e saj politike mbështet rezolutën ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave në politikë dhe në jetën publike, e bërë publike nga Partia Popullore Evropiane.
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në Pallatin e Brigadave u organizua një mbrëmje e veçantë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kushtuar vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqërinë shqiptare.
Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, mori pjesë në konferencën “Gratë, Lidership dhe Dialog: Ura midis Dijes, Kulturave dhe Shoqërisë”, e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, nën kujdesin e Senatit të Republikës së Italisë.
Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.
Me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një “Ditë të Hapur” në ambientet e sallës së seancave plenare, duke mirëpritur nxënës, mësues dhe qytetarë që patën mundësinë të njihen nga afër me institucionin dhe rolin e tij në jetën demokratike të vendit.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi sot se ndryshimet e propozuara në rregulloren e Parlamentit nuk prekin kompetencat e komisioneve parlamentare.
Në seancën e sotme plenare, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen për votim të dekreteve për emërimin e ministrave të rinj.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në takim zyrtar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Pula, kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, si dhe akademikët Bardh Rugova, Frashër Demaj, Vasil Tole dhe Anastas Angjeli.









