
Tag: Gjykatat
Në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zhvillua sot ceremonia e betimit të 42 magjistratëve të rinj të profilit gjyqtar, të cilët përfunduan me sukses Shkollën e Magjistraturës, në vitin akademik 2024–2025.
Pas gati tre muajsh nga emërimi formal, ata morën detyrën në gjykatat e shkallës së parë në 11 qarqe të vendit.
Në fjalën e rastit, kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi u shpreh se “të jesh magjistrat, por sidomos të jesh magjistrat-gjyqtar, do të thotë që të kesh një përgjegjësi të madhe mbi supe”.
“Ky nuk është momenti që ju ushtroni një funksion apo bëni një punë. Është momenti që ju keni një mision,” tha Rusi.
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi shprehu bindjen se magjistratët e rinj dop t’i kapërcejnë të gjitha presionet që ushtrohen mbi sistemin, presione të cilat vijnë nga brenda dhe jashtë sistemit.
Ndërsa Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, tha se ky profesion në kohët e sotme është një sfidë e jashtëzakonshme.
“Vlerat njerëzore, komunikimi vijnë përpara të qenët gjyqtar, jurist, avokat, prokuror apo çdo profesion tjetër,” u shpreh ajo.
Me emërimin e 42 gjyqtarëve të rinj, numri i gjyqtarëve aktivë në vend arrin në 307, ndërsa i të emëruarve në 350. Por sistemi gjyqësor vijon të jetë nën kapacitet, me 67 vende ende vakante.
Situata më kritike mbetet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku nga 78 vende të parashikuara, janë të mbuluara vetëm gjysma.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) miratoi raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11 dhjetor 2024.
Sadushi theksoi se në vitin 2027, Tirana do të mirëpresë juristë, akademikë, gjyqtarë dhe liderë nga mbarë bota.
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga kryetarja Holta Zaçaj dhe gjyqtarja Marsida Xhaferllari, mori pjesë në Konferencën e dytë vjetore të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit.
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese zhvilloi takime me përfaqësues të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Administrative, si dhe me përfaqësues të Kolegjit Gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar.
Gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme ndodhen për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilluan takime në Gjykatën e Rrethit të Utah.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe për t’i nxitur ata të vendosin në mënyrë të pavarur, bazuar vetëm në ligj dhe fakte.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka reaguar pas takimit një ditë më parë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejtësisë
Puna e Gjykatës së Lartë mbeti pezull për disa muaj për shkak të vakancave të krijuara nga vetingu.







