Zaçaj: Përmes drejtësisë kushtetuese të garantojmë drejtësi efektive për qytetarët tanë

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga kryetarja Holta Zaçaj dhe gjyqtarja Marsida Xhaferllari, mori pjesë në Konferencën e dytë vjetore të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit.


Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga kryetarja Holta Zaçaj dhe gjyqtarja Marsida Xhaferllari, mori pjesë në Konferencën e dytë vjetore të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit me temë “Evolucionet në Drejtësinë Kushtetuese Bashkëkohore: Shembulli i Rajonit të Ballkanit”, të organizuar sot në Prishtinë.

Në këtë Forum, krahas përfaqësuesve të gjykatave anëtare dhe personaliteteve më të larta të shtetit të Kosovës, merrnin pjesë kryetarë/gjyqtarë të gjykatave kushtetuese homologe, përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe akademikë e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë evropiane.

Pas hapjes së punimeve të Konferencës me fjalën hyrëse të kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka – Nimani, aktiviteti u përshëndet nga Vjosa Osmani – Sadriu, presidente e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, përshëndeti edhe Holta Zaçaj, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe kryetare e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, e cila e vuri theksin në rëndësinë e kësaj konference, jo vetëm si një model dhe praktikë e bashkëpunimit produktiv ndërmjet sistemeve, institucioneve, për të përballuar sfidat e përbashkëta politike, ligjore, ekonomike e kulturore, por dhe për impaktin që ajo ka tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor duke synuar garantimin e barazisë dhe përafrimin drejt standardeve.

Në vijim, ajo theksoi se, “ndërsa konstitucionalizmi është shprehje e shtetit të së drejtës dhe drejtësia kushtetuese mjeti realizues i tij, sfidë thelbësore e gjykatave tona kushtetuese është që përmes drejtësisë kushtetuese të garantojmë drejtësi efektive për qytetarët tanë, në mënyrë që konstitucionalizmi të mos jetë dekorativ, çka do të ishte më e rrezikshme se sa vetë mungesa e një sistemi kushtetues. Ndaj ne duhet të jetësojmë Kushtetutën, ta bëjmë të prekshme dhe të luftojmë që rregullat supreme që ajo mbart të materializohen dhe të mos mbeten dekorative, pra thjesht një fasadë”.

Gjatë sesionit të dytë të punimeve të Konferencës referoi edhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila mbajti prezantimin me temë “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë si “Partner i Pajtueshmërisë” i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

(ATSH)

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…