Presidenti i KOKSH takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, priti në një takim në zyrën e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo.

KOKSH forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin e Taekwondo-së

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, priti në një takim zyrtar mjeshtrin themelues të Taekwondo-së në Shqipëri, Kim Yong Ki.

Drejtuesit e Konfederatës Europiane të Qitjes, vizitë zyrtare në KOKSH

Presidenti i Konfederatës Europiane të Qitjes, Aleksander Ratner, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Yahor Aleinik, zhvilluan një vizitë zyrtare në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ku u pritën nga Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Kupa “Ambasadori” në pingpong promovon talentet e reja

Në Tiranë u zhvillua Kupa “Ambasadori” në pingpong, një aktivitet sportiv për grupmoshat deri në 25 vjeç, ku morën pjesë rreth 50 sportistë nga klube të ndryshme të vendit, të ndarë në dy kategori konkurrimi.

Ylli në Lojërat Olimpike të Kinës, projekte konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit sportiv

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, mori pjesë në Lojërat Olimpike të Kinës, me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik të Kinës dhe ministrit të Sportit, Gao Zhidan.

“Ekipet Sportive në Shkolla”, risi përfshirja e shahut

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli zhvilloi sot një takim me koordinatorët nga e gjithë Shqipëria të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, për nisjen e edicionit të katërt.

Ylli: Taekwondo, shumë shpejt në projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të “Albanian Open G1”, që po mbahet në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë.

Korça në garë për titullin “Qyteti Europian i Sportit 2026”

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zëvendësministri i Sportit, Endrit Hoxha, mirëpritën në Korçë delegacionin e ACES Europe, organizata jofitimprurëse me seli në Bruksel, e cila çdo vit jep njohjet e Kryeqytetit, Qytetit, Komunitetit dhe Qytezës Sportive Evropiane

“Nga Amantia drejt Olimpit’ në Ditën Olimpike të Amantias

“Nga Amantia drejt Olimpit’, titullohej veprimtaria historike, kuturore dhe sportive, organizuar të shtunën me iniciativë të Presidentit të KOKSH Fidel Ylli, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Akademisë Olimpike organizuar në Ditën Olimpike të Amantias.

Dita Olimpike Ndërkombëtare, Ylli: Edukim i të rinjve përmes sportit

Me iniciativë të Akadëmisë Olimpike, në zyrat e KOKSH u zhvillua dhe Konkursi Olimpik i punimeve të artit, nga nxënës së shkollave të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.