Ylli në Lojërat Olimpike të Kinës, projekte konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit sportiv

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, mori pjesë në Lojërat Olimpike të Kinës, me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik të Kinës dhe ministrit të Sportit, Gao Zhidan.


Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, mori pjesë në Lojërat Olimpike të Kinës, me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik të Kinës dhe ministrit të Sportit, Gao Zhidan.

Gjatë vizitës, zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit periodik mes dy komiteteve olimpike, Ylli u prit në një drekë pune nga Presidenti Gao, ku u diskutuan projekte konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit sportiv mes Shqipërisë dhe Kinës.

Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit të firmosur më herët, Ylli zhvilloi edhe një sërë takimesh me drejtues të federatave të ndryshme sportive kineze, me fokus shkëmbimet teknike dhe programet e zhvillimit sportiv.

Gjatë qëndrimit në Kinë, Presidenti i KOKSH pati gjithashtu një drekë pune me Presidenten e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Bisedimet u përqendruan në çështje kyçe të olimpizmit dhe perspektivën e zhvillimeve në lëvizjen olimpike. Ylli e ftoi Presidenten Coventry të vizitojë Shqipërinë në një vizitë zyrtare.

Burimi ATSH

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…